Prej disa ditësh Tirana është përfshirë në një valë protestash kundër një projekti të planifikuar në zonën e Zvërnecit. Ajo që nisi si një revoltë e shoqërisë civile dhe qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe pronës është shndërruar në një protestë masive kundër mënyrës së ushtrimit të pushtetit nga kryeministri Edi Rama. Protesta nuk ka ngelur vetëm në Tiranë dhe Zvërnec por është përhapur edhe në shtetet e tjera të Europës, ku shtetas shqiptarë janë mbledhur sëbashku nën thirrjet ‘Rama anulo projektin’ dhe ‘Shqipëria nuk shitet’. Qytetarët shprehen me këmbëngulje se do të vazhdojnë protestën çdo ditë me thirrjet ‘nesër më shumë’...
Gazeta Si
Identifikohu për të bërë parashikimin tënd