Ka ndodhur

Sherr me grushte dhe të shtëna me armë zjarri në Velipojë mes dy personave

Gazeta Si – Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri në Velipojë

Sipas policisë, dy persona me iniciale A.R., dhe K.G., janë përfshirë fillimisht në një përplasje me grushte, ndërsa gjatë konfliktit një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Si pasojë e sherrit, një person ka mbetur i dhunuar dhe është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Mësohet se janë identifikuar palët e përfshira në konflikt, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e personit që ka qëlluar me armë zjarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë