Gazeta Si – Ardian Balloshi, 27-vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri në Paskuqan dhe humbi jetën më pas rrugës për në Spitalin e Traumës mesditën e kësaj të hëne.
Policia thotë se autor i dyshuar është 39-vjeçari Sadik Llanaj, i shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të një konfliktit të çastit në rrugën “Dervish Luzha” pranë një fushe kalçetoje.
Si autori i dyshuar, ashtu edhe viktima, janë të dy banorë të zonës, ndërsa Llanaj ka qenë në automjet në momentin e vrasjes.

Sipas policisë rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi, rreth 27 vjeç.
Në vendngjarje ka shkuar, si policia, ashtu edhe forcat RENEA, për shkak se autori është i armatosur dhe po punohet për kapjen e tij.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur në zonën e Paskuqanit.

Ai u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit. Torba paralajmëroi se autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet
“Në spitalin e Traumës ka shkuar pas shenja jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet, dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.
Pika kontrolli janë ngritur në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje