Ka ndodhur

Protesta e ‘Flamingove’ në ditën e shtatë (foto)

Nga Gazeta ‘Si’- Protestuesit janë mbledhur për të shtatën ditë në Tiranë në protestën masive kundër qeverisë për shkak të projektit të Zvërnecit.

Mijëra qytetarë, mes tyre edhe gra e fëmijë, të rinj e të moshuar, shoqëri civile dhe zëra të tjerë të pavarur, janë mbledhur së bashku që në orën 18:00.

Edhe sot, qytetarët mbajtën në duar pankarta të ndryshme të tilla si “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, “Rama në burg, Berisha në burg“, Është koha për dorëheqje”, “Shqipëria nuk është në shitje” etj.

Në fokus të thirrjeve të tyre vijon mbrojtja e ekosistemit të Lagunës së Nartës, që sipas protestuesve rrezikohet nga ndërhyrjet e planifikuara dhe mund të ndikojë në biodiversitetin dhe aksesin publik në bregdet.

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre, teksa ata kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Po ashtu, qytetarët kanë thënë se nuk pranojnë parti politike në këtë protestë. E konsiderojnë këtë protestë si një revolucion.

Ndërkohë protestë po zhvillohet edhe në Shkodër ndërsa paradite u zhvillua edhe një protestë në Zvërnec.

Lëvizja qytetare është mbështetur edhe nga diaspora shqiptare, ku në protesta të ditës sotme në Milano dhe Firenze janë mbledhur qindra emigrantë shqiptarë në shenjë solidariteti me protestat në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë