Ne rrjet

BE, Rusia dhe Irani bashkohen kundër Amerikës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, ngjarja më e madhe diplomatike në botë, u kthye të martën (25 shtator) në një shfaqje të solidaritetit nga ana e BE-së për Rusinë dhe Iranin kundër SHBA-së. Edhe pse askush nuk e priste, miqtë dhe armiqtë më të mëdhenj të Amerikës u bënë bashkë kundër një personi të vetëm: Presidentit amerikan Donald Trump.

Bashkimi Europian, Irani, Kina dhe Rusia kanë vendosur të anashkalojnë sanksionet e e SHBA, për të dëmtuar ekonominë e Teheranit dhe për t'i detyruar iranianët të rinegociojnë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në 2015. Duke dalë për të disatën herë kundër vullnetit të Presidentit Trump, diplomatët europianë dhe ata rusë, njoftuan një sërë masash duke deklaruar se shpresojnë të bindin qeverinë iraniane, e cila po shfaqet gjithnjë e ngurruese, që mos të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore.

Duke folur pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Federika Mogerini, shefja e çështjeve të jashtme të BE-së, tha se masat e propozuara nga unioni europian, ishin projektuar për të lehtësuar pagesat që lidhen me eksportet e Iranit, duke përfshirë naftën dhe importet, pasi sipas saj, firmat e përfshira po kryenin biznes legjitim sipas ligjit të BE.

derika Mogerini dhe ministeri i jashtem rus, Sergei Lavrov

Në fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Teheranit për mbarëvajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe akuzoi SHBA-në për shtypjen e vendeve të tjera dhe shkeljen e paktit.

"Të dalësh kundër multilateralizmit nuk është një shenjë force", tha ai. "Përkundrazi, kjo është një simptomë dobësie dhe tregon paaftësinë për të kuptuar një botë komplekse dhe të ndërlidhur. "

Por Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ishte "i shqetësuar dhe thellësisht i zhgënjyer" nga plani i BE-së. "Kjo është një nga masat më të imagjinueshme për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale," tha Pompeo.

Masat e marra nga BE-ja mbështesin krijimin e një sistemi të sofistikuar shkëmbimesh tregtare, i cili mund të shmangë sanksionet e Thesarit Amerikan. Për shembull, Irani mund të dërgonte naftë bruto në një firmë franceze, duke grumbulluar të ardhura që  mund të përdoreshin për të paguar një prodhues italian, i cili do të furnizonte Teheranin me mallra transporti. Në këtë mënyrë asnjë fond nuk do të kalonte përmes sistemit bankar. BE-ja mund të ngrejë gjithashtu një institucion financiar shumëkombësh për të trajtuar marrëveshjet me kompanitë që do të shkëmbenin mallra me Iranin. Asnjë nga transaksione nuk do të ishte transparent ndaj SHBA-së, dhe do të përfshinte euro dhe sterlina në vend të dollarëve.

Presidenti Doald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Propozimi erdhi një muaj pasi BE-ja miratoi një statut që i bën kompanitë europiane imune ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja kundër Iranit. Në teori, statuti i fuqizon firmat e BE-së, të cilat kanë të drejtë të kërkojnë kompensim nga Thesari i Shteteve të Bashkuara, por deri më tani ai nuk është testuar në gjykatë.

Richard Nephe, një ish-zyrtar i Barak Obamës shprehu skepticizëm duke thënë propozimet e BE-së nuk arrijnë të mbrojnë shumë punonjës amerikanë ose filiale amerikane në Europë. Sido që të jetë, ai thekson se Europa ka nevojë për një zgjidhje efektive përballë imperializmit ekonomik amerikan. Shumica dërrmuese e firmave euuropiane po planifikojnë të tërhiqen.

Trump njoftoi   disa sanksioneve sekondare në maj, dhe një grup sanksionesh të tjera në gusht që mbulonin transportin dhe sigurimin. Por sanksionet që kanë për qëllim t’i japin fund eksporteve të naftës, zemra e ekonomisë iraniane.

Përpara sanksioneve të naftës, shitjet e Iranit në Kinë u rritën muajin që lamë pas, me 21%. Shumë vende si India dhe Rusia do të vazhdojnë tregtinë me Iranin dhe të sfidojnë sanksionet e  SHBA-së, e cila duket se po gjen veten në një arenë gjithnjë e më agresive.

Gjithçka erdhi pasi Presidenti Donald Trump ka rrezikuar një marrëveshje që mbante nën kontroll ambiciet bërthamore të Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi ashpër marrëveshjen duke vënë në pah mangësitë e saj, por nuk ofroi asnjë politikë alternative serioze për ta zëvendësuar. Tanimë Trump e ka çuar diplomacinë amerikane drejt një diskursi përplasjeje me disa nga aleatët më të afërt të Uashingtonit.

Presidenti Donald Trump dhe  Hassan Rouhani

Nuk janë të paktë ata që frikësohen se tërheqja e SHBA-së mund të ketë sjellë një luftë katastrofale në Lindjen e Mesme, e cila duket se po troket dita-ditës. Marrëveshja bërthamore e nënshkruar më Iranin në vitin 2015, e njohur ndryshe si JCPOA (Plani i Përbashkët i Veprimit) nuk ka marrë ende fund por ndodhet padyshim buzë vdekjes. Tani gjithçka varet nga reagimi i iranianëve. Presidenti Hassan Rouhani ka qenë një mbështetës i madh i marrëveshjes. Ai e ka bërë të qartë se do të përpiqet të bashkëpunojë me evropianët mbi mundësinë për ta mbajtur marrëveshjen “në këmbë”. Por Hassan përballet me kundërshtime të forta nga armiqtë e brendshëm, disa prej të cilëve dëshirojnë madje që Irani të dalë edhe nga Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT).

BE-ja duket se është e tronditur nga vendimi i Presidentit Trump dhe është e aftë të bëjë gjithçka që të shpëtojë marrëveshjen, edhe nëse kjo do të zemëronte Shtëpinë e Bardhë. Do duhet kohë që kompanitë europiane të përballen me sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit, duke i dhënë kohë Europës që të mbledhë një serë idesh, mendimesh dhe përpjekjesh diplomatike për të eksploruar sa liri veprimi do të ketë SHBA-ja.

Burimet: "The Guardian", "Eu Obserber" 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë