Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka replikuar me Partinë Demokratike lidhur me protestën e thirrur në Tiranë për lirimin e liderëve të UÇK-së.
Balla u shpreh se vendimi i tyre për të bojkotuar protestën e nesërme “është thjesht konfirmimi i qëndrimeve e veprimeve kundër interesit të Kosovës”.
Ai i bëri thirrje demokratëve që të marrin pjesë në protestë, duke u shprehur se “kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni, pse nuk vini”.
“Asgjë që vjen nga Sali Berisha dhe lidhet me Kosovën nuk ka ardhur dhe s’do të vijë kurrë për mirë.
Vendimi juaj, i PD, i bërë publik dje për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK dhe komandantëve të saj është thjesht konfirmimi se i qëndrimeve e veprimeve kundër interesit të Kosovës.
Mqs thatë që nuk doni të jeni krah nesh, përkrah kryeministrit, kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni, pse nuk vini. Sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë”, tha Balla.
Duke komentuar kërkesën për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, Balla i renditi Sali Berishës një sërë akuzash. Ai tha se çdo kërkesë nga Berisha lidhur me Kosovën nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla iu kujtoi gjithashtu edhe 9 rezolutat.
Balla solli edhe një episod gjatë ndeshjes me Serbinë të zhvilluar pak ditë më parë në Leskovac. Në parlament, Balla u shpreh se kur tifozët serbë donin të shanin, thërrisnin “Sali Berisha”.
Po ashtu, Taulant Balla tha se “Sali Berisha është një dhëndër i mirë i Serbisë, sepse i ka shërbyer sa herë ka pasur mundësi”.
“Për habinë time, për habinë e plot miqve të tjerë me të cilët isha në Leskovac, para tre ditësh, tifozët serbë kur donin të na shanin na thërrisnin ‘Sali Berisha, Sali Berisha’.
Ja ka treguar një gazetar që ishte pranë meje, e mori në telefon, i tha ‘o doktor ça kanë këta tifozët serbe që thërrasin emrin tënd’. E thërrasin, sepse Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë, i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



