Komunitet

Anketa/ Pandemia ndikoi në rënien e lirisë së medias në Shqipëri. Politika dhe bizneset e cënojnë atë

Barometri Kombëtar për Lirinë e Medias në Shqipëri i realizuar nga gazetarët shqiptarë, vlerëson se gjatë 2020-s liria e medias në Shqipëri ka rënë krahasuar me 2019-ën dhe kjo për shkak të ngjarjeve si pandemia, përpjekjet për rregullimin e medias me paketën ligjore “anti-shpifje”, e cila krijonte premisa për censurë dhe vetë-censurë.

Rreth 90% e të anketuarve pohuan se ndërhyrjet e qeverisë apo partive politike konsiderohen si faktori kryesor që cënon lirinë e medias, ndërsa pas tyre, në masën 80% renditen interesat e bizneseve të drejtuara nga pronarët e mediave.

Të anketuarve iu kërkua të zgjidhnin deri në 3 alternativa për faktorët ndikues në cënimin e lirisë së medias, duke lënë mundësinë e shtimit të faktorëve të rinj. 31.5% e të pyeturve zgjodhën si alternativë të tretë përdorimin e medias për t’u pasuruar, 34.5% zgjodhën si alternativë të tretë bizneset që reklamohen në media dhe 21.5% besojnë se ka ndikim edhe nga krimi i organizuar.

Në Barometrin Kombëtar për Lirinë e Medias në Shqipëri të vitit 2020, të publikuar për herë të parë, raportohet se 33%  e gazetarëve të pyetur janë kërkcënuar fizikisht dhe 51.5% janë kërcënuar verbalisht, për shkak të punës së tyre.

Punonjësit e medias pjesë e anketës pohojnë se duhet të kenë një sindikatë për të mbrojtur të drejtat e tyre në punë dhe kushte më të mira të punës. Konkretisht, 197 apo 98.5% e të anketuarve ishin pro ngritjes së saj.

68.8% e të anketuarve pohuan se punojnë bazuar në një kontratë të rregullt pune, ndërsa pjesa tjetër prej 30.2% u përgjigjën se nuk kanë një kontratë të rregullt pune apo nuk kanë informacion për marrëdhënien e tyre kontraktuale.

11.5% e të anketuarve pohuan se ishin bullizuar/tallur gjatë punës apo për shkak të saj, në ambientin e punës. Në këtë kategori, shumica e tyre pohuan se kishin më shumë se 10 vite përvojë në punë dhe se sjelljet e bullizmit kishin ndodhur në vitet e para të karrierës.

59% e të anketuarve deklarojnë se punojnë 6 ditë në javë, ndërkohë që 18% e të anketuarve deklarojnë se nuk bëjnë asnjë ditë pushim.

63.5% e të pyeturve deklaruan se bëjnë 14 ose 15 ditë pushim në vit, ndërkohë që vetëm 16.5% e tyre gëzojnë efektivisht pushime të plota vjetore.

15 nga të anketuarit apo 7.5% e totalit deklaruan se ishin ngacmuar seksualisht në vendin e punës. Vetëm në një rast, një prej të anketuarve referoi se kishte qenë prezent gjatë sjelljeve të ngacmimit që u ndodhte personave të tjerë në një redaksi. Të gjithë të anketuarit që pohuan ngacmime seksuale ishin femra.

Pjesa më e madhe e gazetarëve të anketuar ishin femra me 113 pse 56.5% të totalit dhe 87 ose 43.5% meshkuj. Ata u morën në pyetje gjatë korrikut 2021 për vitin 2020.

23% e tyre i përkisnin grupmoshës 20-30 vjeç. 49.5% bënin pjesë në grupmoshën 30-40 vjeç, 23% i përkisnin grupmoshës 40-50 vjeç, në grupmoshën 50-60 vjeç bënin pjesë 4% e të anketuarve, ndërsa 0.5% ishin mbi 60 vjeç.

Të anketuarit u pyetën në një seksion të veçantë mbi perceptimin e tyre sa i përket lirisë së medias në vend në vitin që kaloi dhe sesi ka ndryshuar kjo situatë në raport me vitet e mëparshëm. Ashtu siç del në raportet e Reporterëve Pa Kufij, liria e medias në Shqipëri, pas një përmirësimi relativisht të mirë deri në vitin 2018, u përkeqësua menjëherë në dy vitet e fundit, kur vendi ra nga i 75-ti në botë në të 84-in, një nivel i ngjashëm me atë të vitit 2014.

Përgjigjet e marra në këtë seksion evidentojnë faktorët, që sipas punonjësve të medias ndikuan në vitin 2020 më shumë në këtë drejtim. Pandemia dhe ligji i ashtuquajtur antishpifje u veçuan ndër ngjarjet që ndikuan më shumë në përkeqësimin e situatës.
Në këtë seksion të pyeturit kanë dhënë edhe sugjerimet tyre mbi mënyrat se si mund të ndryshohet
kjo situatë, në të cilat kryesisht i është mëshuar arsimimit më të mirë të gazetarëve.

Rreth 90% e të anketuarve pohuan se ndërhyrjet e qeverisë apo partive politike konsiderohen si faktori kryesor që cenon lirinë e medias, ndërsa pas tyre, në masën 80% renditen interesat e bizneseve të drejtuara nga pronarët e mediave. Të anketuarve iu kërkua të zgjidhnin deri në 3 alternativa për faktorët ndikues në cenimin e lirisë së medias, duke lënë mundësinë e shtimit të faktorëve të rinj.

31.5% e të pyeturve zgjodhën si alternativë të tretë përdorimin e medias për t’u pasuruar, 34.5% zgjodhën si alternativë të tretë bizneset që reklamohen në media dhe 21.5% besojnë se ka ndikim edhe nga krimi i organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë