Ngjarje

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, autori i dyshuar mohon akuzat. Flet gruaja: Nuk ia fal, s’ka më punë me mua

Gazeta Si - Autori i dyshuar i vrasjes së çiftit të të moshuarve nga Bodrishta e Dropullit, Thoma Mastora ka mohuar  nuk ka pranuar fajësinë përpara oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurores së çështjes.

“Nuk i kam vrarë unë, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin”, - është gjithçka ka pohuar 69-vjeçari.

Ndërsa Eftiqia Mastora, 73 vjeçe, bashkëshortja e Thoma Mastorës, ka shpërthyer në lot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshat.

Gjatë një interviste të dhënë para derës së shtëpisë së saj, ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen dhe zhgënjimin që pësoi nga bashkëshorti.

Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të dyshuar të vrasjes në dyfishtë në Dropull

E moshuara ndihet e pashpresë dhe se burri i saj e mori në qafë atë dhe djalin e tyre. Madje edhe pse ajo vetë nuk ka bërë asnjë krim, ka kërkuar falje.

E pafuqishme Eftiqia Mastora shprehet se nuk ka më punë me bashkëshortin dhe nuk ka pse të shkojë ta takojë në burg, pasi ai i shkatërroi jetën.

“U zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat? Çfarë të bëj, nuk mendoi, as për mua, as për djalin. Çfarë të bëj unë? Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?, - th ajo për TCH. - Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them. Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugës. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj? Më mbaroi. Mua ai më ka mbaruar, nuk ka punë më me mua, nuk ka më falje. Kërkoj ta di tek cila bankë ka marrë kredi apo kush e ka ndihmuar. Do më lërë pa shtëpi. Nuk e di se sa lekë ka marrë kredi, u çmenda fare. Nga policia e mora vesh. Unë takoj atë? Për çfarë, çfarë t’i them, që more në qafë dy pleq?”.

Thoma Mastora, 69-vjeç u arrestua pas njollave të gjakut të gjetur në shtëpinë e të moshuarve dhe që nga ekzaminimi biologjik e shkencor doli se i përkisnin atij.

Sipas policisë, Mastora i ka goditur burrë e grua, Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, me shkop dhe sëpatë, deri sa kanë humbur jetën.

Mdërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 36 orë pasi çifti u gjetën të pajetë dhe fqinja e tyre.

Sipas uniformave blu, shkak i krimit janë bërë debatet dhe mosmarrëveshjet mes 69-vjeçarit dhe Kosta Ilias, pasi ky i fundit nuk dëshironte që bashkëfshatari t’i shkonte për vizitë.

Ata janë përplasur me njëri-tjetrin dhe ka qenë 84-vjeçari që e ka goditur me shkop Thoma Mastorën dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur duke i goditur të dy për vdekje. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm ndërsa nuk kishin fëmijë.

Mastora do të dalë të martën (7 maj) para togave të zeza të Gjykatës së Faktit për t’u vlerësuar arrestimi nga Prokuroria Rajonale që me shumë mundësi do të japë për të qëndrim në burg pa afat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë