Lajme

Amerikanët asistojnë tatimet për hidrokarburet

Tatimet dhe Departamenti Amerikan i Thesarit (Zyra për Asistencën Teknike (OTA), do të bashkëpunojnë për hartimin e një projekt-asistence për Administratën Tatimore, veçanërisht për Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.

Kjo asistencë do të ndihmojë në fushën e hidrokarbureve.
Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Thesarit, Zyra për Asistencën Teknike (OTA), z. William M.Remington u shpreh se zhvillimi i mëtjeshëm është shumë i nevojshëm për të pasur në të ardhmen një strategji të mirëpërcaktuar dhe të qendrueshme.
Ndër objektivat kryesore të projektit do të jenë; rritja e njohurive të praktikave të biznesit në fushën e hidrokarbureve; forcimi i procedurave të auditimit mbi të ardhurat që gjenerohen nga ky sektor; realizimi i kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe strategjinë e kontrollit; përmirësimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informacionit mes DPT-së dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore ( AKBN); rritja e aftësive në procedurat e auditimit të këtij sektori; ndërtimi dhe përmirësimi i kapaciteteve për rregullat e të ardhurave dhe ofrimi i trajnimeve të dedikuara për rritjen e aftësisë së burimeve njerëzore.

Tatimet në takim përfaqësoheshin nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Xhavit Çurri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë