Mode

A po e shkatërron moda mjedisin?

 Ashtu si shumë prej nesh, edhe Stacey Dooley e do modën.

“Eshtë një terapi në vetë” thotë ajo. “Për mua të besh pazar është një mënyrë për tu çlodhur. Bej disa blerje, shkoj në shtëpi, i vesh, provoj të realizoj disa foto të veçanta etj, kjo më shërben për të humbur mendjen nga ngarkesat e mia të përditshme”, shton më tej.

Por në epokën  e modës së shpejtë, ku dyqanet nuk sjellin vetëm koleksionet e sezonit, por shpesh mbushin vitrinat edhe me koleksione javore, ka një potencial të behet edhe më shumë problematike. Njerëzit shpesh blejnë më shumë rroba se sa kanë nevojë, vetëm për të ndjekur tendencat e fundit. Edhe Stacey pëlqen të shohë se çfarë rrobash të reja kanë dyqanet e saj të preferuara.

“Trendet e reja na nxisin të blejmë rroba më shumë se sa duhet”, shpjegon Lucy Seigle, një gazetare e specializuar për çështjen e mjedisit.

“Sistemi i prodhimit po sjell koleksione të pafundme rrobash, dhe sa më shumë dyqanet prodhojnë kopje të modës së catwalk me çmime të volitshme, aq më shumë njerëzit janë të tunduar të mbajnë përditësimin e garderobave të tyre.

Por problemi madhor me këtë është demi që po i bëhet mjedisit, siç thotë Stacey në dokumentarin e saj të ri. Pistat e modës zgjojnë oreksin tonë të pangopur për veshje të lira që kemi në të gjithë globin. Ka pasur pohime të kohëve të fundit se industria e modës është një nga pesë industritë më të ndotura në botë, së bashku me industrinë e naftës.

“ Kjo është shumë tronditëse” thotë Stacey.

Pambuku, që është fibra më e përdorur në tekstilet e prodhuara në BE dhe arrin në 43% të të gjitha veshjeve të shitura, nuk është një ndotës ekstrem si qymyri  apo nafta, megjithatë, procesi i prodhimit përfshin pesticidet e përdorura në bujqësinë e pambukut, ngjyrat toksike në prodhim, dhe sasia e madhe e burimeve natyrore, që është uji.

Në një eksperiment në dokumentarin e Stacey thuhet se duhen rreth 15 000 litra ujë për të rritur pambukun dhe më pas për të bërë një palë xhinse.

Ajo ka udhëtuar në Kazakistan, një vendi që është prekur më shumë nga prodhimet e pambukut.

 Në vitin 1968  Liqeni Aral mbulonte rreth 68 000 km katrorë, dhe ishte një nga liqenet më të mëdha në botë, me plot peshq, kafshë të egra. Por uji në këtë liqen është pakësuar që nga viti 1968, dhe kjo si rezultat i prodhimit të pambukut. Ky vend që dikur ishte një pikë e nxehtë për turistët, duket si një shkretëtirë. "Ju nuk e kuptoni madhësinë e situatës derisa të jeni këtu," shpjegon Stacey.

Një pjesë tjetër që ka të bëjë po me  industrinë e veshjeve të lira janë mbetjet kimike të hedhura gjatë prodhimit. Indonezia është një qendër ndërkombëtare për prodhimin e veshjeve. Në brigjet e lumit Citarum ka mbi 400 fabrika dhe aktivistët thonë se shumë prej tyre lëshojnë kimikate toksike çdo ditë anembanë rajonit.

Dr Sunardi, një toksikolog mjedisor, ka testuar ujërat e lumit  dhe ka gjetur nivele toksike të merkurit, kadmiumit, plumbit dhe arsenikut në ujë,  ujin e këtij lumi vendasit e përdorin për larjen e rrobave.

“Për mua kjo është katastrofë dhe duhet pasur parasysh që Indonezia nuk është as në pesë vendet e prodhimit të veshjeve” thotë Stacey.

Kjo është tmerruese, thjeshtë të mendosh se sa demi është shkaktuar për të prodhuar rrobat që kemi veshur, dhe një kërcënim të vërtetë për planetin”.

BBC u përpoq të fliste me përfaqësuesit e markave përfshirë Zara, Asos, M & S, Monsoon, Next dhe River Island, por të gjithë nuk pranuan të komentojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë