Vende dhe Udhetime

A nuk janë këta ishujt më të bukur të botës?

Sapo vë këmbët në aeroportin Rarotonga, në hyrje të tij dallohen fjalët: “Kia orana”. E këtë frazë keni për ta dëgjuar shpesh nëse jeni me fat të vizitoni këtë ishull të vogël e të mbushur me pemë tropikale.

Kjo frazë në gjuhën Maori domethënë “të jetosh sa më gjatë”, e përgjigja ndaj kësaj fraze është “kia orana”.

Laguna Aitutaki pjesë e ishujve Cook është ideale për snorkelling pasi ujerat e kristaltë janë një habitat teje mase i preferuar nga peshqit tropikalë shumëngjyrësh
Laguna Muri e Ishujve Cook
Pamje nga ishulli Rarotonga e Ishujve Cook
Ishulli Atiu, pjesë e Ishujve Cook
Kërcimtarë në Rarotonga. Rarotonga është një prej ishujve më të populluar të Ishujve Cook
Shtëpizë e një resorti në Lagunën Aitutaki

Ishujt Cook ndodhen në jug të oqeanit paqësor dhe janë plot 15 ishuj të vegjël të shpërndarë në një zonë prej 2 milionë kilometrash katrorë. Në këta ishuj banojnë 18,000 individë.

Hawaii është 3,000 milje në veri dhe Australia ndan të njëjtën distancë në jug-perëndim.

Maori të Ishujve Cook (këta janë baorët vendas e ishujve Cook"
Një burrë Maori i Ishujve Cook me tatuazhet tradicionale
Një grua Maori e Ishujve Cook me veshje tradicionale

Këta ishuj e kanë marrë këtë emër nga eksploruesi anglez që i zbuloi më 1744, Kapiteni James Cook.

Sot shumica e banorëve të ishujve Cook jetojnë në Zelandë të Re, por përsëri kultura e tyre e dashurisë ndaj luleve, muzikës, kërcimit dhe detit është trashëguar në brezat pasardhës e ka mbetur një karakteristikë e fortë kulturore mes tyre.

Vajza duke kërcyer në festivalin e përvitshëm Te Maeva Nui (Te Maeva Nui është festival që festohet çdo vit në fillim të gushtit e zgjat një javë. Javë gjatë të cilës kujtohet kultura vendase përmes traditës së kërcimeve, këngëve, gatimeve etj)

Në këta ishuj është e zakonshme t’i shohesh vendasit dhe turistët me “ei katu” varëse me lule. Interesante është fakti se është vështirë të besohet se këta njerëz kaq paqësorë dikur ishin kanibalë.

Në ishujt Cook gjer më sot nuk ka pasur as edhe një rast me koronavirus e kjo kryesisht prej izolimit e vështirësisë për të mbërritur në këto vende.

Lulja Heliconia, gjendet me shumicë në këta ishuj
Tiare Maori një tjetër lule e adhuruar nga vendasit
Vendas i veshur me lulen Tiare Maori
Një zambak i cili gjithashtu gjendet në shumë zona të Ishujve Cook

Nëpër rrugët e ishujve gjen lule helicona të shumta të mbjella si dhe avokado, mango e noni me shumic me shumicë (noni është një frut që kultivohet më së shumti veçse në këto zona e është i ngjashëm në brendësi me frutin kiëi-n)

Avokado
Fëmijë duke ngrënë frutin mango
Fruti Noni gjendet me shumicë në Ishujt Cook

Muzika me ukulele është diçka e zakonshme në këta ishuj. Shumë prej banorëve të këtyre ishujve janë artistë të lindur, ata dinë të këndojnë e kërcejnë në mënyrë të mrekullueshme.

Banorë të Ishujve Cook duke kërcyer
Banorë të Ishujve Cook duke kënduar

Në këta ishuj ka shumë aktivitetet që ju mund të kryeni e do ngeleni të magjepsur. Të shijoni ushqimet tradicionale të maori (banorëve të ishujve Cook), perfomancat me kërcime e këngë të banorëve të ishujve, të bëni scuba-diving e snorkelling (scuba-diving dhe snorkelling janë aktivitete falë të cilave ti mund të zhytesh nën ujë e të shohë botën nënujore të florës e faunës) në botën nënujore që ofrohet nga oqeani jugor paqësor, udhëtime me kayak nga një ishull në tjetrin etj.

Foto nga bota nënujore e Ishujve Cook

Ka shumë nga ata ekspertë të udhëtimeve e që thonë se ishujt Cook janë ajo çfarë Tailanda ka qënë përpara 40 vitesh. E qetë, pa hotele të mëdha e veçse e vizituar nga disa familje të huaja me fat që ishin në dijeni të atij vendi. Po kështu Ishujt Bahamas, Seychelles, e Maldives janë mbushur plot me ndërtesa sot.

Ishujt Cook mbase janë të vetmit vende magjepsës të mbetur të pagoditur nga vala e ndërtimeve të globalizimit. Gjithçka në këta ishuj është në harmoni me natyrën e të shpresojmë të mbesë kështu për një kohë të gjatë.

Ky artikull është marrë nga DailyMail dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë