Filma

A ishte 1999-ta viti i fundit për “shkëlqimin” e kinemasë?

Dy dekada më parë, çdo film i Hollywood ishte i veçantë, e për këtë arsye në kohën e sotme kritikët e lavdërojnë këtë periudhë si viti i kinemasë. Në të vërtetë kjo është bërë një temë diskutimi. Shkrimtari Nicholas Barber tregon se është një moment i vështirë për njerëzit kur i pyet, se çfarë filmi do të shikojnë. Ai thotë se kjo gjë është një problem, por nëse shini një sërë filmash brenda një jave, ju do të bëni një dallim përciptas për filmin më të mirë.
“Tashmë kur shikojmë filma e kemi të vështirë të zgjedhim dhe ndonjëherë është me e thjeshtë për në të shikojmë herë pas herë “Njeriun Merimangë” se sa të zgjedhim. Por, 20 vite më parë ishte më e lehtë. Nëse do të kërkonit një rekomandim në vitin 1999, të gjithë do të të tregonin filmin më të ri që kishte dalë në treg, sepse kështu bëhej reklamimi i filmit në atë kohë,” shtoi Barber.

Ai shton se një sërë filmash aso kohe ishin shumë të veçantë. Shkrimtarët i cilësojnë filmat e viti 1999 tepër argëtues dhe real. Ata jo vetëm do t’i shtynin njerëzit të shkonin në kinema, por do të prisnin edhe sa të mbaronte filmi që të diskutonin për të gjitha detajet dhe skenat. 1999-ta ishte viti i një sërë filmash që edhe sot janë të suksesshëm, si The Thomas Crown Affair, The Mummy, Notting Hill, Bowfinger, American Pie, Drop Dead Gorgeous, 10 Things I Hate About You, Toy Story 2, The Iron Giant and the Blair Witch Project.
Nëse shikoni më nga afër, mund të vini re se këto filma kanë thyer rekorde shikueshmërie dhe e vetmja gjë e përbashkët që kanë, është se ata ishin filma real që në organizimin e aktorëve dhe deri në finalizimin e filmit. Tashmë në shekullin 21, platformat e transmetimit janë bërë të gjithanshme dhe idetë artistike janë tkurrur. Gjatë kësaj periudhe, kinemaja ishte termi më i përfolur mes njerëzve, por mesa duket, 1999 ishte njëkohësisht viti kur gjithçka në kinematografi shkoi si duhet dhe njëkohësisht, edhe viti kur gjithçka shkoi keq.
Filmi “Star Wars: Episodi i I, vërtetoi që mund të rrinit me net të tëra për të parë atë film. Toy Story 2, vazhdimi i filmit të parë me titull Pixar, vërtetoi se filmat vizatimore, nuk duhet të jenë të drejtpërdrejtë dhe tregimi mbi qarkullimin e parave e bënte atë edhe më interesant. Filmi Matrixa vërtetoi se veprimi i super-heroit të krijuar nga ekspertet e teknologjisë, mund të tërhiqte vëmendjen e të gjitha moshave. Ndërsa, filmi The Blair Witch Project, tregoi që edhe zhanri i trillerit mund të jetë i pëlqyer nga një masë e gjerë e popullsisë.

Shkrimtarja Hannah Woodhead, shprehet se nuk është kështu, duke cituar një thënie nga libri i Bergen Evans në vitin 1946. “Ne mund ta kalojmë të shkuarën, por e shkuara nuk mund të na kalojë me ne.
Sipas saj shprehja e Evans, vlen për kinemanë, pasi njerëzit insktivisht janë të lidhur me nostalgjinë. Kjo ndjenjë, bën që ne të udhëtojmë përsëri 20 vjet më parë për të ruajtur krijimtarinë që në atë kohë na dukej më e guximshme dhe më reale se ajo që është sot.
“Sigurisht, viti 1999 ishte një vit epik për xhirimet e filmave të shumtë, duke parashikuar obsesionin e regjisorëve të Hollywood-it, për një sërë ngjarjesh sociale. Disa prej tyre, si Paul Thomas Anderson, David Fincher, Spike Jonze dhe Charlie Kaufman krijuan vepra, që tejkaluan ekranet amerikane dhe janë shumë të dashur e të shkuar, edhe në ditët e sotme. Nuk ka një përafrim të vitit 1999, si një vit i shkëlqyeshëm për kinemanë, por ta quash atë vitin e fundit, është të mohosh përparimin e madh dhe ndryshimet rrënjësore që kinematografia ka pësuar që nga ajo kohë” shprehet Woodhead.

Vetëvrasjet e Virgjëreshave nga regjisorja Sofjes Coppola, një nga filmat më të diskutuar në 1999.

Ajo shton se nostalgjia është shpesh armiku i përparimit, e sidomos kur bëhet fjalë për kinematografinë. Njerëzit përgjithësisht kanë një tendencë të kujtojnë të shkuarën me kënaqësi ndonjëherë, por për ironi ky zakon është i njëjti impuls që ka ekzistuar në vitin 1999 për të kaluarën. Ka qenë pikërisht e kaluara ajo që ka shtyrë regjisorët të krijojnë filma aq të bukur aso kohe, kështu që shkrimtarja Woodhead, nuk e cilëson vitin 1999 si një kohë kur regjisorët, duhet të frymëzohen dhe të shtyjnë kufijtë e krijimit të filmave.
“Ne jemi të prirur të kërkojmë gjithnjë sa më shumë nga të tjerët dhe kryesisht kemi një mbi popullim krijimtarish, por problemi shpesh qëndron se tashmë njerëzit, nuk janë shumë të interesuar për kinemanë. E shkuara nuk kalon me ne, por ne kemi të tashmen dhe të ardhmen. Ka regjisorë dhe aktorë shumë të talentuar, por oreksi dhe vetëkënaqësia, po kërcënon krijimtarinë,” shton ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë