Mendim

A e kanë bindur Rama dhe Zaevi, Presidentin Macron?

Për t’u bërë një ditë pjesë e Bashkimit Europian, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut duhet të bindin një person në veçanti, presidentin francez Emmanuel Macron.
Kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama shpresojnë të marrin dritën e gjelbër pas disa ditësh për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE-në. Për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve për të dyja vendet. Por ato që do të marrin vendimin do të jenë qeveritë anëtare të BE-së, i cili do të zbulojë shumë për mënyrën se si e parashikon të ardhmen e Ballkanin Perëndimor, Parlamenti i ri Europian. Por në derën e BE-së, Shkupi dhe Tirana do të përballen me presidentin Macron.

Franca mori rolin udhëheqës në bllokimin e bisedimeve me të dy vendet një vit më parë dhe zyrtarët francezë kanë vazhduar të shprehin skepticizëm, duke sugjeruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bien ndesh me demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe se BE duhet të reformohet para se të mendojë për zgjerimin.
Por sipas gazetës “Foreing Policy”, kundërshtimi i Francës është veçanërisht shqetësues këtë vit për Maqedoninë e Veriut, e cila ka shkuar deri në ndryshimin e emrit për të zgjidhur mosmarrëveshjen dhjetëvjeçare me Greqinë, e cila ka bllokuar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Sipas një zyrtari të Pallatit të Elizesë, Franca ende nuk ka vendosur nëse do të mbështesë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë.

Nikola Dimitrov


Për të kundërshtuar skepticizmin francez, Shkupi po përpiqet ta lidhë zgjerimin me entuziazmin e Macron për reformimin e projektin europian. Në një intervistë me “POLITICO” në Bruksel, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, sugjeroi se bllokimi i bisedimeve të anëtarësimit do të ishte një vendim që do binte ndesh me dëshirën e presidentit francez për të udhëhequr dhe përmirësuar Bashkimin Europian.
"Detyra ime është ta bëj të qartë se Franca do ta ketë të vështirë të shihet si një vend që ka ambicie për të udhëhequr Europën dhe për të formuar Europën dhe të jetë njëkohësisht një vend që i mungon ambicia për ta udhëhequr me sukses Ballkanin drejt Europës", tha Dimitrov.
Ai tha se perspektiva e anëtarësimit në BE do të ndihmonte Shkupin të afrohet me standardet e BE-së në fusha të tilla si llogaridhënia e politikanëve, liria e medias dhe konkurrenca ekonomike. “Si i tillë, zgjerimi është një mënyrë për të demonstruar fuqinë e "magnetizmit europian", tha Dimitrov.
Dimitrov vuri në dukje se Komisioni Europian nuk është i vetmi që ka deklaruar se vendi i tij është duke ecur në drejtimin e duhur. Ai përmendi edhe vlerësimeve nga agjensi kërkimore,OJQ-të dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilat sipas tij tregojnë për përparimin e vendit fqinj në një sërë fushash, nga pavarësia e gjyqësorit tek liria e medias.
"Ne kemi arritur të vënë krijojmë një atmosferë ku është pothuajse e turpshme të thuhet jo në dosjen maqedonase këtë vit", tha Dimitrov. "Sepse duke thënë se jo për dosjen tonë do të rrezikohej serioziteti i BE-së drejt një rajoni që është gjeografikisht brenda BE-së, i rrethuar nga shtetet anëtare të BE. Pra, ai që është në rrezik tani është kredibiliteti i BE-së "

Presidenti Emmanuel Macron


Nëse këto argumente do të kenë shumë ndikim te Macron dhe vende të tilla si Holanda dhe Danimarka, të cilat gjithashtu kanë shprehur skepticizëm rreth zgjerimit, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Ministrat e BE do të shqyrtojnë dy kërkesat për anëtarësim në një takim në Luksemburg më 18 qershor, edhe pse ata mund të shtyjnë një vendim deri në fund të vitit.
Sipas zyrtarit të Pallatit të Elizesë, Franca nuk e ka marrë ende një vendim.
"Ne gjithmonë kemi qenë të qartë se ideja e nxitimit në zgjerim është e rrezikshme për shkak se ekziston një hipokrizi, u japim këtyre vendeve ndjenjën se do të jenë në uvropë nesër, kur në realitet do të duhet shumë kohë", tha zyrtari, duke folur në kushtet e anonimitetit.
Ai tha se Franca do të merrte një vendim në kuadër të bashkëpunimit franko-gjerman, një deklaratë që sugjeron se Parisi dhe Berlini mund të përpiqen të gjejnë një qëndrim të përbashkët si pjesë e diskutimeve më të gjera mbi një sërë çështjesh. Kjo nuk do të jetë detyrë e lehtë, pasi Gjermania ka qenë shumë më pozitive në lidhje me zgjerimin sesa Franca.
Michael Roth, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, deklaroi javën e kaluar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë kryer reformat e kërkuara nga Brukseli dhe tani është në BE-aj ajo që të zbatojë pjesën e saj të marrëveshjes. Ai gjithashtu argumentoi se bisedimet e anëtarësimit janë një mënyrë e mirë për të mbajtur ndikimin e BE në oborrin e saj ballkanik, ku fuqitë rivale siç janë Rusia, Kina, Turqia dhe shtetet e Gjirit ara janë duke u përpjekur kërkuar të fitojnë ndikim.
Por vendi si Franca, përmendin problemet me krimin e organizuar, korrupsionin dhe kronizmin politik që ka pllakosur në Ballkanin Perëndimor, duke argumentuar se rajoni ynë nuk i përket BE-së.
Dimitriov theksoi se Shkupi dhe Tirana nuk po kërkojnë të bashkohet me BE-në tani, por kërkojnë thjesht të fillojnë procesin shumëvjeçar të negociatave për anëtarësim. bisedimet e anëtarësimit. Por Dimitrov pranoi se anëtarët e reja të e BE-së e kanë “ftohur” idenë e zgjerimit në vitet e fundit. Anëtarëmi i vendeve si Bullgaria dhe Rumania është aspak popullor në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore, duke ushqyer ideologjitë e partitë populiste.
"Ndërkohë qe në ishim të mbyllur në dhomën e pritjes, Europa ndryshoi", tha Dimitrov. "Foreing Policy"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë