Megan Leahy – Pyetje: Unë e dua fëmijën tim. Ajo është magji. Por unë nuk dua prindërimin. Unë thjesht nuk e dua këtë fazë. Vajza ime është 3 vjeç e gjysmë dhe shpeshherë mendoj se është njeriu më i pamëshirshëm që njoh. Do të rrijë gjatë gjithë kohës vetëm me mua dhe nuk mundem të bëj asgjë për veten time. Dua të gjej një mënyrë për të dashur faktin që jam prind sepse, çdo herë e më shumë kam dëshirën për të mos qenë e angazhuar kundrejt fëmijës tim. Cila do të ishte këshilla më e mirë për këtë rast?

Përgjigje: Ti mund të jesh një njëri social e cila kalon kohë me bashkëshortin dhe kujdesesh për punën dhe për vajzën tënde njëkohësisht. Edhe përse mund të jeni të lodhur nga prindërimi, nëse do të dini të organizoni kohën tuaj atëherë do të jeni shumë të lumtur.
Të jesh prind nuk do të thotë se do të përfshihesh në ngjarje të mëdha të cilat nuk i kalon dot. Përkujdesja e një 3-vjeçareje shpesh herë është më e thjeshtë seç duket. Në vend që të mendoni se nuk keni kohë për veten dhe gjithçka rreth jush është një katastrofë, mendoni që familja juaj është gjithçka. Askush nuk mund të fillojë të pëlqejë idenë e prindërimit menjëherë, por nëse flisni me psikologë të ndryshëm, është e sigurt që do të i’u thonë se problemi nuk qëndron te fëmija, të prindërimi, apo te jeta familjare. Problemi qëndron në faktin se nuk jeni mësuar të kujdeseni për dikë më përpara dhe ardhja në jetë e fëmijës tuaj ka ndryshuar gjithë realitetin tuaj. Të jeni egoistë nuk është një zgjidhje.
Unë nuk ju fajësoj sepse e donit jetën tuaj më përpara, por gjatë kohës që prisnit të bëheshit prindër duhet të krijonit ide në mendjen tuaj se angazhimi i një fëmije është i rëndësishëm, pavarësisht faktit që ju mund të organizoni kohën tuaj dhe të përfshini në të edhe gjerat që dëshironi.
Mendoj se duhet të filloni ta doni prindërimin aq sa doni vajzën tuaj, pasi nëse ajo nuk do të ketë kujdesin e duhur, më besoni që nuk do të ju interesoj as koha që kaloni me bashkëshortin, apo puna.
Ju sugjeroj të vizitoni një psikolog për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe për të parë gjendjen tuaj të vështirë emocionale. Takimet e vazhdueshme me psikologet janë një formë kujdesi për veten.
Një tjetër gjë e rëndësishme që duhet patjetër ta praktikoni është edhe frekuentimi i trajnimeve për prindër. Gjithashtu, duhet të lexoni sa më shumë këshilla nga prindër të ndryshëm. Me realizimin e këtyre praktikave që në dukje janë të vogla, do të mësoni shumë shpejt të shihni veten tuaj si prind.
Së fundi, gjeni një mik me të cilët do të qeshni për të gjitha situatat që kaloni me vajzën tuaj. Merrini ato me sportivitet dhe do të keni një jetë prindërore të lumtur.
*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/
Nëse keni pyetje, kontaktoni në [email protected]
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





