Politike

Pas 2 ditësh proteste, reagon Kumbaro: Aktet e shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët

Pas dy ditë protestash, ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Arsimit ku thotë se është e hapur për diskutime, edhe pse studentët kanë thënë se po protestojnë pikërisht sepse asnjëherë nuk janë dëgjuar. 

“Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e Fjalës, zëvendësojnë argumentin dhe dialogun”, thotë ministrja Mirela Kumbaro në reagimin e vonuar.

Në reagim thuheg se Ministria e Arsimit, ndonëse rëndë e dëmtuar nga dhuna e orëve te fundit, ka qenë dhe do të jetë një derë e hapur për komunikim me universitetet, me studentët, me prindërit dhe me këdo që ndërton dialog, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.

Këtë nuk e pranojnë studentët të cilët prej dy ditësh kanë thënë se në asnjë diskutim që studentët kanë pasur ndër vite me Ministrinë e Arsimit. 

“Shqetësimet i dëgjojmë dhe propozimet i shqyrtojmë bashkë, pa paragjykime dhe pa i kthyer mospajtimet në përplasje”, thuhet në reagim, duke shtuar se aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë