Gazeta Si – Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, mbërrinte në rajonin Lombardisë, me një vlerë mbi 27 milionë euro. Droga sigurohej nga ndërmjetës dhe narkotrafikantë shqiptarë, të cilët kishin marrë siguri për transportin falë edhe marrëveshjeve të klaneve kriminale të “Ndranghetta”-s në Kalabri dhe “Camorra”-s në Kampania (Napoli).
Ky është rezultati i një hetimi nga policia e Milanos dhe Guardia di Finanza, të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 personave të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në “arrest shtëpiak”.
Sips mediave italiane, bëhet fjalë për “anëtarë të një organizate të armatosur kriminale të përbërë” nga individë që i përkisnin “Ndranghetës së Lokridës”, klanit “Barbaro”, të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e “individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare”, “promovuan, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge”.
Shqiptarët e përfshirë janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, ku për të gjithë është vendosur masa ‘arrest në burg’.
Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani nga Burreli. Sipas mediave italiane, shqiptarët lëviznin me Lamborghini në Milano e flinin në hotele luksi tip Armani Hotel etj.
Artur Hoxohosmani rezulton i arrestuar në Shqipëri me urdhër të SPAK si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.
Ndërsa emri i Marjus Aliut del në ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2019, ku pas një përplasjeje mes dy grupeve kriminale, mbeti i vrarë një kalimtar në rrugë.
Kambisti i parave
Midis atyre që i nënshtrohen masës paraprake për krimin e pastrimit të parave, është një burrë kinez i cili, siç shpjegon prokurori i Milanos, Marcello Viola, “në cilësinë e tij si kambist parash, i lejoi organizatës kriminale të bënte pagesa për dërgesat e drogës nëpërmjet sistemit informal të transferimit të parave të njohur si, ‘Fei Ch’ien’, ‘para fluturuese'”.
Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”.
Karteli i kokainës
Hetimi i Guardia di Finanza-s (Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike), “zbuloi një trekëndësh marrëveshjesh midis anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar në Kalabri (“Ndranghetta”), Lombardi dhe Kampania (“Camorra), që synonin lehtësimin e importimit të sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika e Jugut”.
Një “rrjet kriminal” u identifikua me bazë në Lombardi, “me degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil”, i cili, duke përdorur pajisje të sofistikuara të mesazheve të koduara, shfrytëzoi “kontaktet e drejtpërdrejta me ndërmjetësit dhe furnizuesit e kokainës shqiptarë nga Amerika e Jugut”.
Rruga detare
Droga mbërriti me anije “në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauros (Kalabri) dhe Le Havres (Francë), duke përdorur të ashtuquajturën teknikë “grabitjeje”, ku droga fshihet brenda kontejnerëve të përdorur për transport të ligjshëm tregtar nga deti.
“Lumi” i drogës
“Gjithashtu falë bashkëpunimit me Eurojust dhe Europol për të marrë – nëpërmjet urdhrave të shumtë hetimorë evropianë – u zbuluan biseda të koduara me mesazhe”.
Këto mundësuan “identifikimin e plotë të anëtarëve të organizatës, udhëheqja e të cilës, që i përkiste “familjes Barbaro” të Platì-t (Rexhio Kalabria), ishte në kontakt me ndërmjetës të njohur ndërkombëtarisht me origjinë shqiptare”.
Kjo çoi në verifikimin e “mbi 3.5 tonëve importe kokaine, nga të cilat mbi 400 kilogramë u sekuestruan nga organizata nga forcat e ligjit, si në Itali ashtu edhe jashtë saj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


