Politike

Miratohet buxheti për fushatën zgjedhore, 150 mln lekë për partitë politike

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 mln lekë për partitë politike, që do të shpenzohen gjatë fushatë zgjedhore.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021 u miratua një fond prej 130 mln lekësh, por kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi propozoi rritje të buxhetit për partitë politike, duke argumentuar se shpenzimet janë më të mëdha për shkak të votës së diasporës.

“Duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur zgjedhjet e mëparshme, unë do t’i propozoja Kuvendit ta rrisim pak shifrën për shkak të diasporës nga 1.3 në 1. Në këto zgjedhje partitë politike po shpenzojnë dhe m.q.s kemi edhe diasporën, ne kemi parë eksponentë politikë të të gjitha kaheve që vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë, jemi dakord që ta rrisim nga 130 në 150? Dakord jeni? Mirë, miratohet!”, tha Shalsi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë