Politike

Berisha njofton protestën kombëtare të shtunën në 8 shkurt: Shqipëria zbret në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt.

“PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugë të vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie më datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria, ditën e shtunë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelesh që nuk njohin asnjë normë që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë”, tha Berisha.

Ai tha se protesta do të jetë më e fuqishmja që është mbajtur ndonjëherë dhe ftoi të gjithë qytetarët të vijnë në Tiranë.

“Shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria nuk e ka parë kurrë më parë. Ndaj ftoj qytetarët shqiptarë ditën e shtunë më 8 shkurt, e gjithë Shqipëria në Tiranë dhe e gjithë Tirana në sheshe dhe rrugë kundër këtij regjimi që i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë