Politike

Taulant Malshi emërohet prefekti i ri i Lezhës

Nga Gazeta ‘Si’- Taulant Malshi është emëruar në krye të prefekturës së Qarkut Lezhë, pas dorëheqjes nga ky post të Gjergj Prendit.

Prezantimi i prefekti të ri u bë nga zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila.

Gjatë prezantimit, Mahila u shpreh se prioritet kryesor i institucionit të prefektit duhet të jetë përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

“Në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, prefekti i qarkut duhet të koordinojë nga afër me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe drejtoritë e policisë për të siguruar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, të organizuar me ligjet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor”, tha Mahila.

Nga ana e tij, Malshi shprehu angazhimin për të përmbushur prioritetet e qeverisë në shërbim të komunitetit.

Malshi merr drejtimin e prefekturës pas një karriere disavjeçare si Drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, ndërsa edhe më parë ka punuar në administratën publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë