Gazeta Si – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se me datë 9 shkurt, në orën 13:00 do të zhvillojë takimin me diasporën shqiptare në Romë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se ky takim do të mbahet nën sloganin “Diaspora zgjedh atdheun”.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali. Datë 9 Shkurt. Ora 13:00. Romë. Ergife Palace Hotel, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM. Diaspora zgjedh atdheun”, shkruan Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




