Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia e popullit hebre.
Në një postim në X, Rama shkruan se “Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë”.
Kreu i qeverisë u shpreh se dëshiron që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane.
“Pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, theksoi ai.
Gjithashtu ai i bëri thirrje popullit hebre që të vizitojnë vendin tonë dhe të investojnë këtu për të ndërtuar një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet.
Today, on #HolocaustRemembranceDay, we honour the millions lost and the resilience of those who survived. We also remember with pride that thanks to the bravery of our grandfathers and mothers (mostly Muslims), Albania, a small nation with a big heart, became a sanctuary—emerging… pic.twitter.com/NTsZMcUa1u
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025
“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë miliona jetë të humbura dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë – duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë”, shkroi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.