Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD Sali Berisha, në takimin që zhvilloi me të deleguarit demokratë të Tiranës, deklaroi se Shqipëria është një nga vendet që përfiton më shumë nga dekretet e presidentit amerikan Donald Trump.
“Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.
“Karl Marksi kishte parashikuar Njeriun e Ri, njeriun me tru të shpëlarë nga ideologjia marksiste, por nuk kishte parashikuar ndryshimin e gjinisë. Presidenti dekretoi se sot e tutje në SHBA, gjinitë do jenë vetëm ato që ka falur Zoti. Burrë dhe grua apo mashkull dhe femër.
Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria. Pra, për ne këto dekrete marrin një rëndësi shumë të madhe sepse nuk do mund të përdoren më kurrë as fuqia dhe as paratë e taksapaguesve amerikanë për të promovuar agjenda të përçudnuara si këto që ai i ndaloi në SHBA.
Pra, në rast se ne kemi parasysh se u bëmë kopshti eksperimental i sorosizmit, nuk ka një vend të dytë që përfiton më shumë nga këto dekrete se sa Shqipëria.
Ky është një lehtësim i madh. Do ju rikujtoj këtu fjalët e një burri të moshuar, fisnik. Gazetari e pyet, çfarë të duket ty kjo, ai përgjigjet se kjo është një gjë shumë e madhe. Po pse, i thotë gazetari, çfarë të lidh ty me Trump. Me Trump më lidhin nipat dhe mbesat e mia, se shkojnë dhe kthehen siç janë dhe jo të transformuara, siç ishte praktika dhe projekti”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.