Politike

KQZ: 53 905 regjistrime nga diaspora, 28 861 kërkesa të miratuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 53 905, ndërsa deri sot në orën 10:45 janë miratuar 28 861 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 34 305 (63,6%) kërkesa, ndërsa femrat janë 19 600 (36,4%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 15 478 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 14 963 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 10 224 dhe mbi 56 vjeç janë 7922 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 5318 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 16 933 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 18 049, e ndjekur nga Greqia me 13 587, Gjermania me 7389, si dhe nga SHBA me 4751.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 10734, më pas bashkia e Fierit me 8578, Korça me 6432, Durrësi me 4536 etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë