Politike

Rama takon Zelenskin në Davos: Nënshkruam një marrëveshje në fushën e sigurisë

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Davos, është takuar ndër të tjera edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Rama njofton se ai dhe lideri i Ukrainës nënshkruan një marrëveshje për fushën e sigurisë.

“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, njoftoi Rama.

Kreu i qeveerisë, Rama ndodhet në Davos ku merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ai është takuar më herët edhe me përfaqësuesit e TikTok ku tha se “vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë