Politike

Ardhja e Trump në pushtet, Berisha: Do loboj për heqjen e ‘Non-Grata’-s

Nga Gazeta ‘Si’- Sali Berisha ka deklaruar se do të kërkojë nga administrata e re e presidentit amerikan Donald Trump, i cili betohet ditën e sotme, që t’i hiqet non grata e vendosur nga SHBA.

I pyetur në konferencën e përditshme për mediat, kreu i PD u përgjigj se sigurisht do të kërkojë një gjë të tillë ndërsa shtoi se ishte një vendim antiopozitë.

“Padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë të shqyrtohet”, deklaroi kryedemokrati.

Ai tha se do të lobojë pranë administratës së re, gjë që nuk e ka bërë deri tani për shkak se ishte në proces gjyqësor.

“Dalim tek rasti im. Ai është një pikë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam pasur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit. Kaq.

Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë