Politike

Zgjedhjet dhe vota e Diasporës, Rama mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe  

Nga Gazeta ‘Si’- Si çdo të hënë Kryeministri Edi Rama ka mbledhur edhe mëngjesin e sotëm drejtuesit politike të qarqeve. Mbledhja është zhvilluar online para se kreu i qeverisë të nisej për në Davos për Forumin Ekonomik Botëror.

Deri në zgjedhjet e 11 majit, mbledhje të kësaj natyre do të zhvillohen në mënyrë periodike çdo të hënë.

Në mbledhje është diskutuar lidhur me zgjedhjet, por gjithashtu një fokus të veçantë ka marrë edhe vota e Diasporës. Sipas raportimeve, kryeministri Rama ka kërkuar një angazhim të shtuar në vendet ku janë qytetarët shqiptarë.

Deri tani, referuar të dhënave të KQZ janë mbi 42 mijë aplikime që në këto momente janë bërë në KQZ ku kërkesat më të mëdha janë nga Italia dhe nga Greqia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë