Politike

Mblidhet Kuvendi, nis sesionin e fundit për këtë legjislaturë

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët rikthehen sot në orën 17:00 në Kuvend, në sesionin e fundit për këtë legjislaturë. Deputetët do të rikthehen në Parlament ndërkohë që Presidenti Bajram Begaj do t’iu drejtohet me një mesazh.

Në seancën e sotme e cila do jetë ceremoniale nuk parashikohet të miratohen ligje apo marrëveshje. Gjatë kësaj mbledhje pritet të flasin vetëm Kryetarja e Kuvendit dhe krerët e grupeve parlamentare.

Por seanca e ardhshme parlamentare pritet të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi në rend dite është caktuar diskutimi për të dërguar ose jo mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Ky është sesioni i fundit për këtë legjislaturë, pasi më 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit për 4 vitet e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë