Përfaqësues të Partisë Demokratike shprehen se qytetarët e Kombinatit – pavarësisht se kanë paguar taksën sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë – po përballen me një situatë të paprecedentë, ku policia bashkiake ka mësyrë mëngjesin e sotëm me dhunë për të larguar tregtarët.
Klevis Balliu, shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë, u shpreh për mediat se në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për t’u bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30 vite që paguajnë taksa të Bashkia e Tiranës.
“Shiko se sa policë kanë ardhur për të hequr dy qese pras, ndërkohë që kur shesin tonelatat e drogës, këta i marrin e i fusin në parlament e i bëjnë drejtora.
Kjo vjen nga një bashki që 70% të drejtorëve të saj i ka në burg dhe unë nuk e di se cili drejtor e ka dhënë këtë urdhër se drejtorat e bashkisë janë në burg.
Nga burgu i japin urdhërat këta për t’i ngritur qytetarët që këtu?
PD denoncon këtë akt dhe do të marim përsipër mbështetjen e këtyre qytetarëve dhe cilitdo polici apo punonjësi bashkie i bëj thirrje të kujtojnë se ku i ka drejtorët e vet dhe i garantoj se duke larguar qytetarët, duke shkelur ligjin, do të keni fatin e drejtorëve të 5D te 313. Mos i prekni bizneset e qytetarëve dhe lërini urdhërat e jashtëligjshëm!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.