Politike

Vota e diasporës / Topalli thirrje emigrantëve: Mos e lini shansin t’ju kalojë!

Nga Gazeta ‘Si’- Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje emigrantëve që të regjistrohen dhe të votojnë për zgjedhjet parlametare të 11 majit. 

Topalli e ka quajtur nisjen e procesit të regjistrimit për votën e diasporës ‘një hap historik për shqiptarët jashtë vendit’.

Ajo tha se ky është një moment kyç për të gjithë ata që, edhe pse larg, mbajnë zemrën pranë atdheut.

“Mos e lini shansin t’ju kalojë! Vota juaj është një akt dashurie për Shqipërinë – është mënyra më e mirë për të treguar se kujdeseni për fatin e vendit dhe për të ardhmen e tij. Ju mund të jeni faktori kyç për të ndryshuar Shqipërinë!”, ka shkruar ajo në një status në Facebook ndërsa ka shpjeguar edhe hapat se si mund të regjistrohen.

“Për Shqipërinë që duam, për fëmijët tanë, për shpresën e një të nesërme më të mirë – regjistrohuni dhe votoni!”, shkruan Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë