Rend dhe Ligj

Provimi i komisarëve, lufta brenda llojit e policisë

Komisarët kthehen sërish. Pas një lufte të heshtur dhe të ftohtë, në të cilën ka hyrë Policia e Shtetit me Akademinë e sigurisë pë rprovimin e 430 pretendentëve për gradën e komisarit, godina blu e policisë është tërhequr.

Siç bën me dije një burim i sigurtë pranë Policisë së Shtetit, provimi për 430 efektivë që synojnë të fitojnë gradën e komisarit, bëhet  të martën  Provimi do jetë me tre turne dhe do të zgjasë katër ditë. Konfirmohet se policët nuk do ta zhvillojnë testimin për gradë në ambjentet e akademisë së sigurisë , pra në Sauk. Por, sipas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, provimi do mbahet në “Rrugën e Durrësit”, pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku japin provim mësuesit. Për shkak se nuk ka ambjente të mjaftueshme testimi do të zhvillohet për katër ditë rresht, në oraret 8.30, 10.30 dhe 13. 30.

Skandali

430 oficerë e oficere të policisë konkuruan për gradë në datën7 nëntor. Madje u shpallën edhe fituesit, sipas pikëve maksimale të pikëzuara nga pajisja që kryen kontrollin e përgjigjjeve me alternativë. Por në mënyrë të çuditshme, shtatë ditë pas kësaj fitoreje numri një i policisë e anuloi provimin dhe për  rrjedhoj ranë rezultatet për fituesit dhe humbësit. Në kulmin e kësaj ngjarjeje, Policia e Shtetit njoftoi se anulimi i rezultateve ishte urdhëruar për shkak të parregullsive, por pa saktësuar konkretisht se për çfarë bëhej fjalë. Ajo që nuk u tha gjithashtu, ishte detaji se në fakt provimi ishte monitoruar nga zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, sic e parashikon rregullorja dhe siç është vepruar përherë gjatë testimeve për gradë. Përveç Ardi Veliut, Sokol Bizhgësdhe Aida Hajnajt, ishin si monitorues edhe përfaqësues të Misionit Pameca, të cilët nuk evidentuan shkelje dhe nuk shtruan shqetësim. Dhe ndërsa u hodhën pikëpyetjese rezultatet e provimit ishin anuluar për shkak të preferencave, përsa kohë nuk kishin fituar disa emra të caktuar, policia gjeti rrugë jo formale për të treguar se gjithçka kishte ndodhur për shkak të dyshimit se ishte kopjuar. Ky informacion hapi luftën e ftohtë me Akademinë e Sigurisë që zgjodhi heshtjen, pavarësisht se profesorët që asistuan në përpilimin e testeve u shprehën të pakënaqur dhe përbaltjen që po bëhej mbi akademinë dhe mbi efektivët e policisë.

Shpjegimi i vetëm i tyre lidhet me përshkrimin e procedurave për një provim policor, në të cilin disa pedagogë të akademisë, që të gjithë emra të njohur dhe me kontribut në polici, mbyllen në salla katër orë para provimit dhe përpilojnë në sekret pyetjet. Të gjitha pyetjet mbyllen veç e veç në disa zarfe dhe zgjidhen më tej në mënyrë rastësore nga një përfaqësuesi i misioneve vëzhguese, pak përpara se provimi të nisë.

Hetimi

Për të mbyllur shkarjen e krerëve të policisë që baltosën policinë, Anila Trimi shpjegoi të dorëzojë një kallëzim pranë Prokurorisë së Tiranës pa emër të dyshuarish dhe pa vepër. Prokuroria nuk e ka regjistruar ende çështjen.Ndërkohë që kryepolici Veliu njoftoi se, pas anullimit të rezultateve , provimido të zhvillohej në datën 15 nëntor.

Një datë kjo që më pas u anulua pa shkak deri ditën e kësaj të hëne, kur efektivët që dëshirojnë të bëhen komisarë u telefonuan për t’u paraqitur për provim. Fakti që u shmangën ambjentet e Akademisë së sigurisë tregon se lufta brenda policisë vazhdon. Dhe në këtë situatë shpëtimi është Ministria e Arsimit. Nuk na mbetet gjë tjetër, veç të urojmë, fitoftë më i miri dhe paçim sa më shpejt komisarë që do t’i hapin luftë krimit të organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë