Politike

Zbutja e akuzës për fisin ‘Rraja’, Berisha: U bë me urdhër të Ramës

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja. Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, pas publikimit të dhunës me shkopa bejsbolli, prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”. Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Plagosje e lehtë!

Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte.

Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë”, shkruan Berisha në faqen e tij Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë