Kjo është nëndetësja e parë narko-trafikuese, që ka sjellë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. 20 metra e gjatë, e krijuar nga fibra me përbërje xhami dhe çuditërisht - e bërë vetë.
Pas ngjitjes lart, aty një derë të vogël sa për të zënë trupin e një burri dhe të çon në një korridor kur tre burra mbijetuan për 27 ditë net, kur kaluan Atlantikun poshtë dallgëve. Është e mbyllur, klaustrofobike dhe shumë primitive.
Drita e diellit tenton të futet nga disa çarje të vogla. Aty ka një timon të ndryshkur, disa çelësa dhe një çelës i mbetur në vendi ku ndizet mjeti. Këtu e kuptoni pse kur e pa një kapiten tha se është një kurth vdekje.
Tre burra dhe 150 mln dollarë vlerë kokainë kaluan Atlantikun me këtë nëndetësen e vogël. Nxehtësia dhe zhurma do të kenë qenë intensive pasi motori në pjesën e pasme të nëndetëses digjej nga 20.000 litra karburant të ruajtur në bord.
Ekipi përbëhej nga dy kushërinj ekuadorianë dhe një ish-boksier spanjoll që u nis nga pylli brazilian dhe fillimisht udhëtoi përgjatë lumit Amazon. Ata kishin me vete çokollata proteinike për fuqi, kanaçe me sardele dhe qese plastike në vend të tualetit. Kjo ishte gjithçka ata kishin. Përveç 3 tonëve kokainë sigurisht.
Por ky nuk ishte një mision fitimprurës dhe i fshehtë i kryer me kujdes.
Udhëtimi i nëndetëses në fund të vitit 2019 ishte gjurmuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA). Pasi shkatërruan anijen e tyre pranë bregut të Galicisë, pasi disa problemeve, burrat u arrestuan dhe u burgosën.
Kjo pjesë e historisë në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është tani një trofe në një park makinash në akademinë e policisë në Avila, Spanjë. Por nuk është ndonjë relik i ndryshkur i një beteje shënjuese, është simbol i një fenomeni në rritje. Muajin e shkuar, një tjetër nëndetëse u kap, përsëri në Galicia.
“Për më shumë se 20 vite, trafikantët kanë përdorur nëndetëset për të arritur Afrikën dhe Europën, por vetëm këto dyja kemi kapur”, shpjegon Antonio Martinez Duarte, Kryekomisar i Brigadës Narko në Policinë Kombëtare Spanjolle.
“Janë shumë të vështira për t’u dalluar”, pranon ai.
Në fakt, mendohet se janë qindra nëndetëse të bëra vetë që drejtohen për në Europë, tregu më i madh i kokainës pas SHBA-së, dhe ai që po rritet më shpejt që pas pandemisë së Covid.
Thuhet se në mes të oqeanit Atlantik, rreth ishujve Canary dhe Azore, shtrihet një varrezë masive e nëndetësve të kokainës, të përmbytura pasi zbresin me sukses ngarkesën. Çdo mision i fshehtë do të kishte qenë një triumf i madh për ekipet e mekanikëve që ndërtonin në heshtje anijet e tyre në thellësitë e xhunglës së Amerikës së Jugut, kryesisht në Guajana dhe Surinam.
Megjithatë, këtu, sot në Spanjë, si pjesë e luftës globale të trafikimit, është policia që trumbeton një fitore të madhe në selinë e saj në Madrid.
"Ky është një operacion shumë i rëndësishëm," - thotë kryekomisioneri Duarte. “Është hera e parë në Europë që ne kemi gjetur më shumë se një ton e gjysmë bazë kokaine”.
Në fakt, zyrtarët thonë se ishte masa më e madhe e kokainës së gjetur në gjendje pastë, që më pas kthehet në laborator pluhur. Por nuk është vetëm madhësia e ngarkesës e rëndësishme.
"Ky operacion konfirmon gjithashtu lidhjet midis kriminelëve kolumbianë dhe meksikanë që janë bashkuar me bandat spanjolle që punojnë në Spanjë," - thotë kryekomisioneri Duarte.
Qartësisht krenarë për punën e tyre, policia ka transportuar përmbajtjen e laboratorit në një dhomë konferencash shtypi për t'u treguar gazetarëve vendas. Procesi i prodhimit të barnave është përsëritur, me fuçi kimikatesh, një mikrovalë, një shtypës hidraulike dhe peshore - duke reflektuar udhëtimin nga pasta tek produkti përfundimtar.
Në një tavolinë në fund të dhomës gjenden disa parcela kafe sa një tullë, të mbështjella me logon e Superman-it për të treguar forcën e tyre.
Një oficer përkulet dhe pëshpërit se importuesit paguajnë 27-32.000 € për çdo parcelë. Ata pastaj dyfishojnë paratë e tyre kur i shesin në rrugë.
Kufiri i vetëm në fitimet e tyre është se në çfarë mase ata e hollojnë ilaçin e tyre me kimikatet, duke filluar nga anestezia (që imiton ndjesitë fizike të lidhura me kokainën, si mpirja e gojës) deri te opsionet më të lira si kafeina dhe glukoza. Por ka edhe opsione të tjera, duke përfshirë ilaçin për heqjen e krimbave, i përdorur zakonisht nga veterinerët.
Ky laborator i çmontuar në qytetin Pontevedra në rajonin e Galicisë ishte në gjendje të prodhonte 200 kilogramë në ditë me një pastërti 95%, sipas policisë. Së bashku me nëndetëset, laboratori është një panoramë e shkurtër e një bote narkotike që po zgjerohet me shpejtësi.
Agjencia e drogës e Kombeve të Bashkuara thotë se prodhimi i kokainës u rrit me 1/3 midis 2020 dhe 2021, që ishte një rekord i lartë dhe rritja më e madhe nga viti në vit që nga viti 2016.
Një vend ku ata janë dëshmitarë të dorës së parë të rritjes së furnizimit të drogës është në portin e Antwerpen në Belgjikë, fronti i ri i kokainës në Europë. Në vitin 2022 ata kapën një rekord prej 110 ton kokainë - aq shumë sa nuk kishin inceneratorë të mjaftueshëm për ta shkatërruar atë.
Autoritetet në port thonë se në cunamin e kokainës, ata nuk e fitojnë dot kurrë betejën. Betejë që ka marrë jetë njerëzish. Në janar, një vajzë 11-vjeccare u vra në një konflikt të armatosur midis trafikantëve të kokainës në mes të qytetit.
Ministri i drejtësisë së Belgjikës, Vincent Van Quickenborne ka jetuar në një shtëpi të siguruar vitet e fundit, pasi u zbulua plani i disa kriminelëve gjermanë për ta rrëmbyer atë. Jashtë shtëpisë së tij u gjet një makinë me armë zjarri.
Për një nga gjyqtarët kryesorë hetues të Belgjikës, Michel Claise, industria e kokainës ka dalë jashtë kontrollit.
"Kjo është një pasuri absolute për ata që ne i quajmë narko-trafikantë," thotë ai. Claise thotë se me pasurinë dhe ndikimin e tyre bandat tani po zbehin ata që kërkojnë të japin drejtësi.
“Me pastrimin e parave dhe korrupsionin - i cili tani është i pakufishëm për sa i përket shumave që mund t'u ofrohen ligjvënësve, policëve dhe njerëzve të tjerë - si mundet që ne të kemi ndonjë kontroll mbi organizatat kriminale?
“Ka mbaruar”, përfundon ai.
Kriza e kokainës në Belgjikë është kriza e kokainës në Europë dhe OKB-ja tani po paralajmëron se bandat rivale ndërkombëtare po punojnë së bashku si kurrë më parë.
Ai thotë se pas suksesit të tyre në këtë kontinent, ata së shpejti do të degëzohen në Azi dhe Afrikë në kërkim të pasurive të pakufizuara.
Burimi:BBC/ Përshtati: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.