Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë marrë më shume vota se pesë kandidatët e tjerë në garën e Tiranës, por asnjëri prej tyre nuk ka marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme, duke bërë kështu që fituesin ta përcaktojnë në raundin e dytë që do të mbahet të dielën e 11 dhjetorit.
Rezultatet e primareve për Tiranën:
Adriana Kalaja – 128 vota
Belind Këlliçi – 4040 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Ilir Alimehmeti – 2996 vota
Julian Deda – 157 vota
Të pavlefshme – 29 vota
Votues gjithsej – 8470
Berisha pas votimeve
Primaret u mbyllën të dielën e 4 majit dhe në mbrëmje dolën edhe kandidatët zyrtarë.
Në fund të procesit, kryetari i PD-së, Sali Berisha bashke me Komisionin e Organizimit drejtuar nga Albana Vokshi tha se procesi ishte sipas standardeve.
“…Dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre…”, tha Berisha. Ai pranoi se ka pasur edhe problematika dhe foli per nje fenomen qe u perfol shpesh gjate procesit te votimit.
“S’ka patur asnjë kandidat të mbështetur nga Berisha as nga kryesia e PD-së. Se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë unë nuk e di se cila është. Natyrisht ky komision ka bërë një punë të jashtëzakonshme me verifikimet për ankesat e bëra për listat. A ka patur edhe zgjedhës socialistë në ato lista? Unë dorën në zjarr nuk e vë se nuk ka patur. Së pari ne jemi kjo shoqëri që jemi dhe kandidati apo kandidatja mund të kenë shoqe miq socialistë, i fton. Por të jem i sinqertë edhe e votojnë në PD, por edhe mund ta votojnë në zgjedhje të përgjithshme, sikundër ndodh e kundërta. A kanë qenë një problem këto raste ekzotike. Jo nuk kanë qenë. Mund të kenë ndodhur. S’ka ndonjë ndikim në procesin e votimit”, tha Berisha.
Albana Vokshi lexoi pjesëmarrjen në secilën degë ku më shumë votuan në Tiranë.
“Duhet të kemi parasysh se në 5 bashki nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Përafërsisht totali i votuesve sipas pritshmërisë së komisionit është diku tek 60 mijë votues, që bën diferencë të madhe me zgjedhjet e mëparshme dhe këtu dua të përmendet se në referendum kanë marrë pjesë 43800 votues, për kryetar dege rreth 40 mijë dhe në 22 maj për kryetarin e partisë 43670.
Rezultatet e para të votimit kanë filluar të dalin, jam e sigurtë që për një pjesë të mirë jeni vënë në dijeni. Ne kemi filluar ti mbledhim dhe do të ua komunikojmë në mënyrë zyrtare të fituesve, do të ua komunikojmë në vijim.
Është marrë vendimi që numërimi për degët e Tiranës të bëhet i përqendruar në seli. Janë 6 tavolina numërimi, 6 grupe numërimi. Grupet e numërimit janë të përbërë nga kryetarët e degëve të Tiranës, duke menduar se kryetarët e degës kanë qenë jashtë konfliktit të interesit dhe gjatë gjithë procesit kanë ruajtur paanësinë e tyre.
Është ngritur edhe një komision qendror i numërimit në përbërje të të cilit kryetar është Ivi Kaso dhe anëtar është Çlirim Gjata dhe Arben Ristani.
Nuk ka nisur akoma numërimi për Tiranën, sepse kryetari i Komisionit Qendror të Numërimit pret mediat që të pozicioni sepse numërimi do të jetë i hapur për gjithë mediat, transparent dhe për çdo kuti që numërohet, secilit prej jush, anëtarëve të PD-së, përveç vëzhguesve të kandidatëve, të cilët nëse kanë shqetësime do ti adresojnë ato tek Komisioni Qendror i Numërimit, rezultati do të shfaqet në kohë reale për çdo kuti të numëruar në një ekran”, tha Vokshi në mbrëmjen e të dielës. Sipas saj votuan gjithsej 55281 votues.
Ndërkohë në primaret për disa bashki ka balotazh që do të thotë një raund i dytë votimi, perfshi Tiranen dhe Fierin.
Kandidatët fitues
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia konfirmohet sërish si kandidat i PD në Primare për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Për kandidatin për bashkinë e Elbasanit kanë votuar gjithsej 2183 persona, nga të cilët 2168 kanë votuar pro Luçiano Boçit dhe 7 kundër.
Në Vaun e Dejës fitoi deputeti Zef Hila, duke u konfirmuar si kandidati i ardhshëm i bashkisë.
Fitoren e ka shpallur edhe Lefter Maliqi në Kucovë.
Në Korcë është votuar ish-deputetja e PD, Ledina Aliolli. Në Durrës fitues është Igli Cara
Në Gjirokastër fitoi Dorian Lani, Libohovë, Adil Xhelili, në Përmet Edmond Komino, Tepelenë, Baftjar Imeri, Memaliaj Albert Malaj, Këlcyrë u zgjodh Arjan Kasaj. Në Lushnjë fitoi Eduard Sharka ndërsa në Divjakë, Erjon Kërçuku.
Ka mbaruar numërimi i votave në procesin e primareve edhe në Krujë ku në përparësi është Ndriçim Babasi.
Nga gara u terhoqen zyrtarisht 9 kandidate.
Kandidatët fitues të Primareve
Kandidatët e PD për kryetar bashkie:
1- Tepelena Baftjar Imeri
2- Gjirokastër Dorjan Lani
3- Poliçan Behar Xhaferraj
4- Skrapar Eugen Mustafallari
5- Vau Dejës Zef Hila
6- Selenicë Leonard Rakipaj
7- Dimal Gentjan Meçe
8- Roskovec Nerdit Hazizaj
9- Kolonjë Ethem Lumani
10- Shkodër Bardh Spahia
11- Patos Sofie Alushaj
12- Berat Zija Ismaili
13- Mallakastër Resmi Shanaj
14- Memaliaj Albert Malaj
15- Shijak Rezart Tushaj
16- Pogradec Zini Tollozhina
17- Libohovë Adil Xhelili
18- Lushnje Edurat Sharkaj
19- Devoll Elvis Hajdërlli
20- Kurbin Behar Haxhiu
21- Divjakë Aurel Malko
22- Mallakastër Resmi Shanaj
23- Rroskovec Erdit Hazizaj
24- Vorë Indrit Hoxha
25- Korçë Ledina Alolli
26- Vlorë Hysni Sharra
27- Durrës Igli Cara
28- Peqin Mustafa Pashja
29- Përrenjas Suzana Topi
30 – Belsh Bedri Qypi
31- Librazhd Shefki Çota
32- Cërrik Servet Duzha
33- Klos Bedri Hoxha
34- Delvinë Ilir Mehmeti
35- Konispol Fatmir Shero
36- Përmet Edmond Komino.
37- Këlcyrë Arjan Kasa
38- Bulqizë Defrim Fiku
39- Elbasan Luçiano Boçi
40- Krujë Ndriçim Babasi
41- Ersekë Albert Malaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.