Procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike ditën e dielë u shoqërua edhe me disa dorëheqje.
Kandidatët që kanë lënë garën e Primareve në PD janë:
Në Tropojë ka dhënë dorëheqjen kandidatja Ferida Rrahmana. Në Lushnjë, Erjon Iljazi, Belsh dorëhiqet Dritan Cani, ndërsa në Gramsh, Kodhel Çala.
Në Devoll ka dhënë dorëheqjen Arben Miza, me argumentin se duhet t’u jepet përparësi të rinjve.
Në Krujë kanë dhënë dorëheqjen Denis Hidri dhe Ilir Ndreu.
Në Kuçovë ka dhënë dorëheqjen nga gara kryetari i degës së PD-së, Muslim Haxhiu. Me vone edhe Brikena Koroveshi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.