Belind Këlliçi është një nga kandidatët e primareve për Tiranën për të garuar përballë Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit.
Ai bashke me Ilir Alimehmetin ishin të vetmit nga 7 kandidatët që votuan me partneret e tyre.
Në një situatë tjetër pak rëndësi do të kishte ky detaj.
Por në rastin e Këlliçit ia vlen të ndalemi pak.
Belind Këlliçi bashkëjeton me Ana Shkrelin, e bija Artan Shkrelit dhe Ledi Shamkut që në kohë të caktuara ndër vite janë angazhuar në PS.
Anna sot votoi krah Këlliçit. Me shumë gjasë si simpatizante sa kohë që rregullorja e PD nuk e ndalon në votimin e kandidatëve.
Një votim që e ka vënë në dukje edhe vetë Këlliçi.
“Anna dhe unë votuam tani për Primaret e Tiranës ♥️
Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët që i janë drejtuar qendrave të votimit!
Si primaret dhe shiu kanë kohën. Prandaj mos prisni gjatë! Votoni për t’i dhënë Tiranës një mundësi për ndryshim!
Mirënjohës gjithnjë,
Belindi”, shkruan Këlliçi duke e shoqëruar edhe me foto votimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.