Primaret e Partisë Demokratike drejtuar nga Sali Berisha kanë ditën e tyre sot për garën e 14 majit përballë kandidatëve të PS-së, por edhe emrave që do të zgjedhë Enkeled Alibeaj po brenda partisë.
Në selinë qendrore të PD votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.
Në 3 bashkitë e tjera të mëdha, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi fitorja është e paracaktuar.
Në dy bashkitë e para kandidojnë përkatësisht me nga një emër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia.
Në Durrës , Armand Dervishi dhe kryetari i degës së PD, Igli Cara, ky i fundit me mbështetje të gjerë.
7 bashki në të gjithë vendin nga Primaret do të përfaqësohen me një kandidat.
Në bashkinë e Krujës, e vetmja me 11 kandidatë (deri dje), gara pritet e fortë.
Emrat kryesore sa duket janë Ndriçim Babasi ish-deputet i PD dhe Agron Loka aktualisht drejton degën e PD.
Në këtë bashki, garonte në primare edhe kandidati i Partisë së Lirisë Denis Hidri, por në tabelën e emrave përfundimtare për votim, emri i tij është fshirë. Mësohet se ai dhe nje kandidat tjetër po nga Kruja kanë dhënë dorëheqjen.
Edhe në bashkinë Kamëz pritet të jetë interesante gara. Aty garojnë sa kandidatë të Berishës ashtu edhe ai i Metës, Shemsi Prenci.
Në Bashkinë Kurbin, nga 7 kandidatë do të votojnë vetëm 5.
Një ditë më parë, zyra e organizimit në PD përjashtoi dy prej tyre pas incidentit një javë më parë.
Sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
Nuk ka votim në 4 bashki të vendit, Himarë, Finiq e Dropull që i lihen si zonë e lirë Vangjel Dules të PBDNJ dhe Pusteci, kandidatit të partisë minoritare maqedonase.
Në Malësinë e Madhe, Berisha nuk ka asnjë kandidat. Të paktën në faqen zyrtare të PDSH vendndodhja (me googlemap) nuk del për këtë degë.
Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.