Shirat që kanë rënë në vend gjatë orëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet në kaskadën e Drinit.
Korporata Energjetike Shqiptare, KESH, njofton se situata është ekstreme për shkak të intensitetit të lartë të shirave, por mbetet në kontroll.
“Ndërsa e gjithë sasia ujore arrin në mbi 4,000 m3/sek., nga shkarkuesit fundor të kaskadës, nuk ka kaluar në asnjë rast vlera e 1300 m3/sek. Pra nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjitike, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH sh.a. ka ndërmarrë.
I gjithë ky aktivitet i KESH sh.a., ka ndihmuar në eleminimin dhe minimizimin e përmbytjeve të mundëshme të zonës së nën Shkodrës”, -njofton Korporata.
KESH sh.a. prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eleminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës. Ky veprim ndihmon edhe në rritjen e rezevës hidrike/energjitike, në kaskadën e Drinit. Po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Konkretisht prurjet ditën e sotme, datë 20 Nentor, në oreën 14:00 janë:
HEC Fierzë 600 m3/s
HEC Koman 1600 m3/s
HEC Vau i Dejës 2400 m3/s.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së lumit Drin në orën 14:00 janë ;
HEC Fierzë 269.06 mmnd
HEC Koman 174.72 mmnd
HEC Vau i Dejës 75.78 mmnd
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



