Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u ndal në disa nga çështjet kryesore të vendimmarrjes ekzekutive dhe zhvillimeve aktuale.
Gjatë këtij prononcimi për mediat, ai bëri me dije miratimin e ligjit të ri për rezervën e sigurisë së hidrokarbureve, e cila do të menaxhohet nga shteti për të garantuar stabilitet në kushtet e pasigurisë së tregut.
Ministri shpjegoi se rezerva e sigurisë synon të përdoret në rastet kur në treg ka mungesë të hidrokarbureve.
Sipas saj, projektligji parashikon krijimin e një Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Hidrokarbureve, i cili do të ketë përgjegjësinë për ruajtjen dhe menaxhimin e rezervës, si dhe hedhjen e saj në treg sipas nevojave dhe përcaktimeve të ligjit.
“Ky projektligj vendos krijimin e një Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Hidrokarbureve, i cili ka për detyrë ta ruajë dhe menaxhojë, duke e hedhur në treg sipas nevojës dhe siç e parashikon ligji”, deklaroi Karakaçi.
Sipas ministrit në një deklaratë të dhënë në mars,, situata ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në ngushticën e Hormuzit, nuk ka ndikuar në furnizimin me hidrokarbure në Shqipëri, falë diversifikimit të rrugëve të furnizimit.
“Tashmë secilës nga kompanitë hidrokarbure që ofrojnë në Shqipëri i është çuar njoftimi për detyrimin e rezervës hidrokarbure që duhet të mbajnë në vitin 2026, që është e përllogaritur në bazë të xhiros ditore të vitit të kaluar. Po ashtu grupet në terren tashmë u janë njoftuar edhe subjekteve për të bërë të gjitha verifikimet e nevojshme brenda datës 31 mars. Patjetër që subjektet e dinë që kanë detyrimin që të mbajë 31 ditë rezervën hidrokarbure në Shqipëri dhe pjesën tjetër të 60 ditëve të kontraktuar në mekanizma të ndryshëm”, ka thënë më herët ministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje