Dosje

Mafia e huaj në Breshia/ Klanet shqiptare rol kryesor në trafikun e drogës, kinezët me prostitucionin

Gazeta Si - Grupet e huaja kriminale në veri të Italisë po mbizotërojnë territorin në fushën e trafikut të drogës dhe të prostitucionit.

Në zonën e Breshias dhe të Milanos, kriminaliteti i organizuar i lëndëve narkotike shfrytëzohet nga grupet shqiptare dhe ato afrikane.

Bdërsa krimi i organizuar kinez merret me shfrytëzimin e prostitucionit, i fshehur pas pronësisë së salloneve të ndryshme të masazhit.

Këtë e pohon Fernanco Scarlata, koordinator i Komitetit Antimafia në Breshia. Sipas tij punët janë “të ndara”: klanet kineze janë më aktivë në fushën e prostitucionit, ndërsa shqiptarët me trafikun e drogës.

Por krimi i huaj i pranishëm në provincë karakterizohet veçanërisht nga "organizatat kriminale me origjinë shqiptare dhe afrikano-veriore që shtrihen, - u specifikua gjatë monitorimit të autoriteteve, - në një pjesë të madhe të Italisë Veriore, duke theksuar gjithashtu ndërveprimet midis trafikantëve shqiptarë dhe atyre italianë të lidhur me krimin. Këto janë grupe të përbëra dhe të dedikuara mbi të gjitha, nga trafiku i drogës, tek ndihma e emigracionit të paligjshëm dhe shfrytëzimi i prostitucionit dhe punës”.

Emblematik ishte operacioni “Crystal”, ku policia Breshias arrestoi pesë persona të përfshirë në trafikun e kokainës.

Hetimi zbuloi një trafik masiv në qendër të të cilit do të ishte një shtetas shqiptar me banim në Travagliato.

Sipas hetimeve, për krimin e huaj në provincën e Breshias, janë shqiptarët ata që luajnë rolin kryesor.

Në trafikun e drogës, ata lëvizin jo vetëm në qytet, por edhe në brendësi, si në Castenedolo, Mazzano dhe Rezzato.

Më pas në Cazzago San Martino, Vobarno dhe Lonato. Shpesh ata bashkëpunonjnë me grupet kriminale nga Afrika e Veriut.

Pa harruar se vitet e fundit, në Montichiari, karabinierët kishin arrestuar një shqiptare 41-vjeçare, partnere e një bosi të njohur të mafies shqiptare, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Mjafton të kujtohet se në Shqipëri ai konsiderohet si një lloj ‘Pablo Escobari’, i cili gjithashtu zotëron disa ambiente të jetës së natës”, - shkruan gazeta "Corriere della Sera".

Dhe, gjithashtu në Montichiari, jeton një ish-këshilltar i qytetit, i cili në vitin 1996 kishte përfunduar në hetimin "check to check" të kryer nga Gjykata e Torre Annunziatas.

Në atë kohë kishte rreth 30 urdhra paraburgimi për akuzat e organizatës kriminale, trafikut të armëve dhe materialeve radioaktive, arit dhe instrumentesh borxhi të kryera kundër shtetasve italianë dhe të huaj në një hetim ndaj organizatave ndërkombëtare të përfshira në pastrimin e parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë