Menaxhim

30 mijë lekë për çdo HA grurë, nis aplikimi për fermerët shqiptarë

Nga sot(1 shtator) nisin aplikimet për fermerët shqiptarë që të përfitojnë 30 mijë lekë mbështetje financiare për çdo hektarë grurë të mbjellë në tokat e tyre.

Kryeministri Rama njoftoi përmes një statusi në Facebook se aplikimet do të kryhen online në E-Albania deri në datën 23 shtator dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.

Pagesa për fituesit do të kryhet po brenda këtij viti. 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi gjithashtu në një status se një nga kriteret e përfitimit për masën mbështetëse të grurit është që toka të jetë në pronësi ose në përdorim (qira, huapërdorje, etj).

“Duhet të paraqiten fatura fiskale për blerjen e farave ose produkteve plehëruese. Fatura për farën është vendosur si kriter për t’u garantuar që fara e mbjellë nga fermeri është e certifikuar dhe në këtë mënyrë ka cilësitë dhe kapacitetin e duhur prodhues dhe ofron gjurmueshmëri për strukturat tona.

Faturat do të kërkohen gjatë kontrollit fizik të sipërfaqes në parcelë për çdo aplikant përfitues”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë