Dosje

Gazetari bullgar zbulon detaje për rusen që u ndalua në Gramsh: Miku i saj ‘fotograf’ u arrestua në Egjipt, u liria pas ndërhyrjes së Shërbimit Sekret Rus

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar në lidhje me incidentit që ndodhi një ditë më parë në Gramsh.

Gazetari bullgar thotë se një nga ruset e ndaluara në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesanve udhëtimi. Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

‘Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e "fotografëve", të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB.’- shkruan ai.

“Një tjetër fotograf-bloger me të cilin udhëton shpesh është paraqitur në projektin shtetëror RussiaBeyond dhe i pëlqen të fotografojë, si dy të tjerët, ‘objekte të çuditshme’, si për shembull avionë të vjetër.”

Ai shtoi: “Ky mund të jetë i gjithë një koleksion i pafajshëm i fotografëve hobiistë të mirëfinancuar që udhëtojnë nëpër botë (së bashku) dhe bëjnë blogje.

“Ose mund të jetë një mbulesë shumë e mirë për inteligjencën. Në një mënyrë ose në një tjetër do ta zbulojmë shumë shpejt. Më shumë nesër, me siguri.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë