Politike

Shehaj: Mesazhi i Ramës për prokurorinë, mos hetoni AKSHI-n

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka deklaruar se në dy vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, thesari i shtetit ka paguar 30 milionë dollarë për tendera sekretë.

“Pjesa dërrmuese e tyre janë tendera të zhvilluar nga AKSHI , pa gare dhe pa transparence, dhe përfituesit më të mëdhenj të këtyre parave janë një grusht kompanish të lidhura ngushtë me pushtetarë të lartë dhe familjarë të tyre.

...Sot të gjitha të dhënat sensitive të qytetarëve dhe biznesit, pagat e tyre, numrat personalë, etj, kanë dalë në Pazar.

Të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderat, ku abuzohet me paranë publike.

AKSHI është institucioni shtetëror i ngarkuar nga ligji për menaxhimin dhe sigurinë e gjithë infrastrukturës shtetërore të IT-së.

Sot drejtoresha e AKSHI-t dhe i gjithë stafi i saj përgjegjës për sigurinë e të dhënave duhet të ishin persona nën hetim dhe do duhej t’u ndalohej hyrja në zyrë për të shmangur prishjen e provave.

Në vend të kësaj, pas pak drejtoresha e AKSH-it do të dalë para mediave bashkë me kryeministrin për të mbrojtur tenderat sekretë që u jep kompanive të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre. Dhe mesazhi për prokurorinë nga kjo dalje është e qartë. Mos hetoni. Se pas AKSHI-t është qeveria. Pas tenderave korruptive të AKSHI-t janë qeveritarët”, shkruan Shehaj në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë