Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje institucioneve financiare jo-banka të publikojnë të dhënat e tyre dhe llogaritë bankare sipas ligjit të ri të monitorimit.
Bankat, institucionet e tjera financiare jobankare dhe subjekte të tjera, të cilat ofrojnë shërbime të pagesave pa para në dorë, detyrohen të regjistrojnë dhe të informojnë Administratën Tatimore për çdo pagesë të kryer gjatë çdo dite pune, në emër dhe për llogari të klientëve të tyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po zbaton detyrimin ligjor të raportimit të llogarive bankare, bazuar në ligjin Nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian.
Këtu përfshihen të dhënat për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” (më tej referuar si “ligji”), për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.
Ligji i ri për regjistrin e llogarive bankare hyri në fuqi në fund të muajit janar. Ligji ka si qëllim krijimin për herë të parë të një regjistri qendror të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë në Republikën e Shqipërisë.
Sipas ligjit, regjistri do të krijohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Informacioni i ruajtur në regjistër do të jetë konfidencial dhe i padisponueshëm për publikun e gjerë. Ligji përcakton se të dhënat e mbajtura në regjistër përbëjnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar e ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to. Ato gjithashtu përjashtohen nga dispozitat e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit. Regjistri elektronik në fjalë, megjithatë, nuk do të përmbajë të dhëna për gjendjen e llogarive, por do të funksionojë vetëm si listë e llogarive bankare që zotëron çdo person apo subjekt.
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave do të ketë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pa filtruar në të dhënat e regjistrit, ndërsa subjekteve të tjera të interesuara u garantohet e drejta e aksesit vetëm për ato të dhëna të regjistrit që janë të nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre funksionale. Në këto institucione përfshihen Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë institucionet që kanë akses të plotë në llogaritë bankare.
Bazuar në këtë ligj, bankat duhet të krijojnë dhe të administrojnë sisteme që sigurojnë raportimin e të dhënave në regjistër, në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar. Ato janë përgjegjëse për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të raportuara. Nëse ato zbulojnë se ndonjë prej të dhënave të raportuara është e pasaktë ose e paplotë, njoftojnë në jo më vonë se 72 orë, njësinë përgjegjëse për regjistrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, duke marrë masa njëkohësisht për korrigjimin e të dhënave të pasakta ose të paplota dhe duke i raportuar ato sërish. Mbikëqyrja e zbatimit të detyrimit për raportim dhe e përputhshmërisë së të dhënave bankare të raportuara do të realizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve garanton funksionimin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë. Institucionet financiare janë përgjegjëse për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të raportuara në Regjistër.
Subjektet që kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pa filtruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre janë:
a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;
b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;
c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
d) Byroja Kombëtare e Hetimit;
dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje