Gazeta Si – Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Klodian Braho ka ngritur shqetësimin e personave që janë të shpallur në kërkim ose që janë të dënuar në mungesë dhe arrestimi i tyre ende nuk është kryer.
Kreu i SPAK u shpreh se për persona të veçantë, janë duke menduar një strategji të re për t’i arrestuar vetë. Braho nuk hodhi direkt akuza ndaj policisë së Shtetit por tha se: Nuk e di arsyen pse nuk arrestohen!
“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë apo të dënuar në mungesë. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëj vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje