Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, 30 qershor, në autostradën Tiranë-Durrës, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Sipas informacioneve të para, një fugon i linjës Berat-Tiranë ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në krahun e djathtë të rrugës dytësore buzë një kanali
12 pasagjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, bëri të ditur se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se në spital janë 12 persona, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë, përfshirë një fëmijë dhe një i mitur.
Gjithnjë sipas burimeve, dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin tragjik.
Perlat Vatoci, drejtori i Policise Rrugore ka bërë me dije se mjeti nuk është përplasur me një automjet tjetër, por për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me trafikndarësen.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje