Drejtësia

I dyshuar për vrasjen e ish-policit, Ilir Selmani në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Gazeta Si – I dënuar me 26 vite për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani, i cili ndodhet aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’ , u shoqërua sot për në Apelin e Posaçëm për seancën e radhës për të njëjtën çështje.

Seanca është shtyrë për në datën 7 korrik, e gjatë kësaj periudhe Selmani do të vijojë të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’, masë e cila iu caktua pasi afati i paraburgimit skadoi dhe Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apelin e GJKKO-së.

Seanca në Apelin e GJKKO u shty pasi avokatët e Ilir Selmanit nuk kishin përgatitur konkluzionet ndërsa iu pranua nga gjykata kërkesa për ndryshim të vendbanimit për shkak të kushteve jo të mira ku ndodhet aktualisht.

Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO si pjesë e klanit ‘Duka’ për ekzekutimin e Santiago Malkos. Të hënën në mbrëmje pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë