Gazeta Si – Goditet një grup i strukturuar kriminal që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Policia e Tiranës njofton se në operacionin e koduar “Segmenti”, u ekzekutuan 14 masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 persona u shpallën në kërkim. Gjatë kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe një 22-vjeçar i kapur me armë zjarri.
Policia sekuestroi 220 gramë kokainë, qindra doza kanabisi të gatshme për shitje, një pistoletë me municion, dy tavolina pokeri me pajisje për lojëra fati, si dhe 2.3 milionë lekë të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Sipas hetimeve, grupi vepronte në bashkëpunim për shpërndarjen e drogës, ndërsa operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë, gjatë të cilit më herët ishin arrestuar edhe 7 persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç dhe G. M., 28 vjeç, si dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen F. Gj., 38 vjeçe.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç dhe K. S., 41 vjeç. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje