Sport

A janë në të njëjtin planet? Australia organizon eventin më ‘gjigand’ sportiv

Australia është kthyer në zilinë e botës duke zhvilluar eventin më ‘gjigant’ sportiv të  zhvilluar që pas rënies së pandemisë së COVID-19. Mijëra persona anembanë globit, të cilët kanë rënë dakord me kufizimet e qeverive përkatëse, u habitën kur panë mbi 52,000 tifozë “të etur” që kishin mbushur “Suncorp Stadium” në Brisbane, ku u luajt një nga ndeshjet finale të kampionatit të regbisë pa distancim social dhe shumë pak maska për fytyrën.

Shumë amerikanë dhe europianë e kanë ndjekur me zili këtë shfaqje, ndërkohë që Amerika, Evropa, por edhe Azia po përjetojnë një tjetër valë pandemie, dhe kanë shtrënguar masat (për disa vende) duke rikthyer sërish karantinën, në Australi jeta vijon sikur të jetë një planet tjetër.

Australia është një nga vendet e cila e ka luftuar me sukses pandeminë, aq sa tashmë ka ulur në masë masat kufizuese. Australia regjistroi vetëm 8 raste të reja me koronavirus një ditë më parë. Në total janë mbi 27 mijë raste dhe 907 vdekje që nga nisja e pandemisë. Të shëruar janë mbi 25 mijë persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë