Sport

Asambleja e Peshëngritjes degjeneron në dhunë (Video)

Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të peshëngritjes dështoi ashtu siç dhe ishte përgatitur terreni që në prag të zgjedhjeve. Një skenar që ishte parapërgatitur ndoshta jo deri në detaje, por që degjeneroi hap pas hapi deri në akte dhunë fizike. Që në fillim, Asambleja nisi me tensione, ku në hyrje të hotelit, aty ku ishte parashikuar të zhvilloheshin zgjedhjet, nuk u lejuan të hynin anëtarët mbështetës të Elez Gjozës, të cilët kërkonin futjen brenda të anëtarëve të përjashtuar.

https://streamable.com/l7n2wh

Ish-presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza vazhdon ta konsiderojë të pavlefshëm përjashtimin.I propozuar nga tre klube, Gjoza bën të ditur se do të kërkojë që për pranimin e tij si kandidat të vendosin anëtarët e asamblesë, para se të bëhet votimi i zgjedhjes së presidentit të ri. Ai kërkon që e njëjta gjë të bëhet edhe për dy kandidaturat e përjashtuara të KD-së, Asim Belinova dhe Kreshnik Leka.

Elez Gjoza

“Jam i shqetësuar dhe i indinjuar për incidentet që ndodhën këtu. Asambleja është autoriteti që përcakton kandidaturat për federatën e peshëngritjes. Është fuqiplotë. Në një komision prej 3 vetash merr një vendim për përjashtimin e 3 figurave të mëdha përfshirë dhe mua. Populli sot është asambleja. Të shfuqizojë vendimin e atij komisioni që të na lejojë për të garuar në zgjedhjet presidenciale” – tha Gjoza.

Eglantina Çuni

Në këtë situatë komisioni i votimit vendosi shtyrjen përfundimisht të zgjedhjeve për në 14 dhjetor. Asambleja është e përbërë nga 17 anëtarë, ku në total duhen votat e 9 prej tyre. Theodhor Masllavica ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe vendin e tij pritet ta marrë Eglantina Çuni, një trajnere peshëngritjeje nga Elbasani. Do të ishte hera e parë që kjo federatë do të drejtohej nga një femër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë