Episod kurioz në Spanjë. Të shtunën e kaluar lojtarët e skuadrave Leon dhe Cantabria Santander u përballën në një ndeshje të vlefshme për kampionatin profesionist të hendbollitme maska. E gjitha kjo për të respektuar masat kundër koronavirusit dhe për të ruajtur njëri-tjetrin. Në komunën autonome të Castiglia e Leon është në fakt e detyrueshme që çdo lloj sporti në ambiente të mbyllura, që përfshin kontaktin me kundërshtarët, duhet të kryhet me mbulimin e plotë të gojës dhe hundës.
Një nga lojtarët e ekipit të Leon, Roben Marchan tregon eksperiencën e të luajturit në këto kushte, duke thënë se mbajtja e maskës vështirëson frymëmarrjen. “Në fillim provuam që ta mbanim maskën në mënyrë korrekte, por pas disa minutash ajo rrëshkiti. Me të është shumë e vështirë të marrësh frymë kur bëhet fjalë për aktivitet fizik. Na lodh shumë dhe çdo 5 minuta ndërroheshim për të pushuar”, tha Marchan.
Qyteti i Leon është vendosur në bllokim të pjesshëm ditët e fundit. Castiglia e Leon është i vetmi rajon spanjoll për momentin që, përveç sportit të federuar në nivel autonom, ka shtrirë detyrimin për të mbajtur një maskë edhe në garat kombëtare dhe ndërkombëtare që zhvillohen në territorin e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




